Muhamed Krasniqi. Faqja Personale

ANALIZA E PROJEKTLIGJIT PËR KONTABILITET…
ANALIZA E PROJEKTLIGJIT PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM SI SHKAS PËR NDRIÇIMIN E ÇORODITJES LEKSIKOGRAFIKE SHQIPTARE DHE TË KOMUNIKIMIT TË PËRGJITHSHËM EKONOMIK

Të kritikosh do të thotë të ja bësh me dije autorit se nuk është duke punuar ashtu si unë do të punoja po të kisha mundur.

(Shkrimtari Çek – Karel Çapek )

NDRYSHIMET SUBSTANCIALE TË SISTEMT SHOQËROR

Përderisa periudha e tranzicionit në shumë shtete të Evropës lindore dhe të mesme, si dhe në disa shtete të Amerikës latine si dhe të Afrikës Veriore filloi, me rënien e murit të Berlinit, në Kosovë kjo periudhë mori hov pas luftës së UÇK-së, d.m.th. pas Qershorit të vitit 1999.

Të identifikuara si shtete, me intervenim të tepruar të shtetit në çështjet ekonomike, e cila gjë është vlerësuar si shkak themelor i krizave shoqërore dhe ekonomike, receta  neoliberale për rikthimin e rritjes ekonomike ishte e fokusuar në zvogëlimin e kontrollit të shtetit lidhur me ndërhyrjet në ekonomi. Të emërtuara si konsensus i Uashingtonit, rekomandimet kishin një numër të cilësive të përbashkëta. Programet e rirreshtimit struktural theksonin rikthimin e disiplinës financiare, zvogëlimin e shpenzimeve publike , lejimin e tregut që ti përcaktoj normat e interesit, futjen e konkurrencës  në fushën e kursit të këmbimit të valutave, liberalizimin e regjimit të tregut, inkurajimin e investimeve të huaja të drejtpërdrejta si  dhe privatizimin si mjet për pengimin e kontrollit të shtetit mbi pronësinë.

Por Kosova nuk kishte një rend të tillë shoqëror. Ajo ishte egërsisht e pushtuar dhe e qitur jashtë çdo sistemi standard shoqëror, deri atëherë të definuar. Popullata e saj zhvillonte një jetë jashtë institucionale, shpesh jo mirë të organizuar e cila ia zgjaste jetën robërisë. Prandaj shpërtheu lufta, me shpresë se pas saj, të mbijetuarit do ta organizojnë një jetë më të mirë, duke themeluar një sistem modern  i cili do ti përfshinte të gjitha vlerat pozitive  vepruese të organizimit të mëparshëm shoqëror , të fisnikëruara me përvojat më të avancuara të shteteve të zhvilluara.

Trajtimi i Kosovës, si shtet në tranzicion ishte një gabim politik, çmimin e të cilit, Kosovarët gjatë do ta paguajnë. Sepse, Kosova ishte një territor i pa organizuar, kuadrot e të cilit, derisa ishin brenda institucioneve të bashkësisë së shteteve, të quajtur “Jugosllavi”, njohuritë dhe përvojat  e tyre i kishin nxënë në një shtet i cili ishte pakë më ndryshe i organizuar se sa shtetet tjera socialiste, dhe quhej “Socializëm Vetqeverisës”, ku prona ishte e secilit, kurse përgjegjësia ekzekutive e askujt. Vetëm të kuptuarit e drejtë të cilësive, të kësaj bashkësie shtetërore, dhe njohja e aftësive profesionale të ekspertëve Kosovarë, të nxënë brenda institucioneve të atëhershme të kësaj bashkësie shtetërore,  mund ta ndihmoj Kosovën, në formimin e një shteti të qëndrueshëm, me pronë private.

BREDHJA ME SISTEMIN KONFUZ TË ARSIMIT

Djepi i zhvillimit të këtij sistemi modern, është parë, në ngritjen e një sistemi të qëndrueshëm arsimor, roli i të cilit do të ishte  profilizimi i zgjedhur dhe aftësimi intelektual dhe profesional i të rinjve për integrim të suksesshëm në tregun e punës  jo vetën të  Republikës së Kosovës por edhe të regjionit si dhe të Evropës në tërësi , apo për orientimin dhe integrimin në arsimin universitar.

Por një gjë është ditur. Sistemi Arsimor i përshkruar në paragrafin e më sipërm, nuk ka mund  të krijohet, pa një fazë kalimtare të përgatitjes, gjatë të cilës  në mënyrë selektive do të përzgjidheshin  vlerat më të mira arsimore dhe përgjithësisht intelektuale të cilat i posedonte Kosova, të cilat me metodat më të sofistikuara didaktike do të orientoheshin kah realizimi i synimeve aktuale të zhvillimit, duke krijuar ambient të favorshëm, për instalimin e Sistemit të rij arsimor, i cili do të ishte në përputhje me standardet më të avancuara të kësaj fushe.

Kjo fazë është dashtë të përmbaj aktivitete publike informativo –orientuese  me qëllim të njoftimit , të punëtorëve me përvojë të caktuar profesionale, lidhur me përcaktimet dhe objektivat e reja arsimore të cilat do të jenë në funksion të zhvillimit më të shpejtuar të shtetit të rijë të Republikës së Kosovës dhe të krijimit të kushteve për integrim më të suksesshëm të tij në BE dhe integrimet e tjera. Në këtë drejtim roli i organizimit të  seminareve, diskutimeve publike dhe i aftësimit praktik të këtyre punëtorëve me përvojë si dhe  botimi i fletushkave të caktuara profesionale, në barrë të buxhetit të shtetit është me rëndësi të madhe. Natyrisht, në këtë fazë është dashtë të bëhet edhe vlerësimi dhe ekuivalentimi  i  diplomave të më herëshme të punëtorëve, me  diplomat e arritura në sistemin e rij të përvetësuar. Mos ta harrojmë fjalën e urtë popullore se: “ Duke ecur zvarrë fëmijët mësojnë të qëndrojnë”.

Në këtë mënyrë do të krijoheshin rrethanat favorizuese të orientimit më të lehtë të sistemit të arsimit të Kosovës nga ai “Socialist vetqeverisës” në atë të Bolonjës.

Në sistemin socialist të arsimit në Kosovë, sidomos të atij të viteve të shtatëdhjeta dhe të tetëdhjeta të shekullit të kaluar, mendohej se niveli më i lartë i nevojshëm arsimor, për zgjidhjen e të gjitha  problemeve praktike është shkollimi superior (siç quhej atëherë ai i nivelit akademik të fakultetit  katër vjeçar ose më tepër) . Kurse titujt akademik si Magjistër dhe Doktor i shkencave, ishin tituj shkencor  të thirrur për tu marr me punë kërkimore hulumtuese e cila duhej të zhvillohej në institute dhe institucione të arsimit të lartë.

Ngritja e një paradigme të re duke rrënuar çdo vlerë të sistemit të mëparshëm, nuk ka mund të kaloj kurrë  pa trauma dhe anarki me të cilat sot po  përballemi. Këto trauma u shprehën më së shumti tek profesionet aplikativo-teknike, e në veçanti  në aktivitetet e llogaritarisë dhe kontabilitetit, të cilat shërbejnë si bazë për nxjerrjen e vendimeve të rëndësishme menaxheriale.

Në anën tjetër Bolonja (ital. Bologna) është qyteti i shtatë për kah madhësia në Itali, Ajo është edhe kryeqyteti i Distriktit me të njëjtin emër dhe kryeqyteti i Krahinës Emilije-Romanje në Italinë veriore.

Bolonja, është më e njohura për kah Universiteti i Bolonjës, më të vjetrit në Evropë, shumë të çmuar dhe të vlerësuar sot. Si qytet i vjetër universitar, atij ia mësyjnë edhe sot shumë student, për shkak të traditës dhe trashëgimisë kulturore. Në këtë qytet sot studiojnë rreth 100.000 student ose një e katërta e banorëve të qytetit. Por a mund të kapërdihen kafshatat e këtyre standardeve arsimore pa përgatitje të mjaftueshme ideologjike, kulturore dhe administrative. Fatkeqësisht unë mendoj se jo, sepse jam ithtar  i zbatimit të mesazhit të cilin e sjell një proverb Amerikan i cili thotë “ I vetmi dallim në mesë të barrierës dhe mjetit ndihmës qëndron në mënyrën se si ato shfrytëzohen”.

Në këtë mënyrë krijuam kushte kur aftësimi jo formal do të ketë vlerë më të madhe se ai formal, në njërën anë, kurse në anën tjetër me vetëdije ose pa të, e krijuam edhe një ventil  të qëndrueshëm për shpëlarjen e parave dhe rrënimit të vlerave të mirëfillta, duke i lënë hapësirë informalizmit, nepotizmit, korrupsionit dhe sjelljeve të tjera devijante, sepse garën për dituri brenda  institucioneve e kthyem në garë për certifikata nominale në institucionet civile dhe ato jo formale.

Cila është zgjidhja?

Veprimi i gjatë i rrethanave të përshkruara të sistemit arsimor nuk mund të sanohet, pa u ndier për një kohë më të gjatë pasojat. Por zbutja e tyre, jo vetëm se është e nevojshme, por edhe e patejkalueshme. Sa më shpejtë aq më mirë.

Në mënyrë imediate, me Ligjet sistemore duhet të   parashikohen dhe të zbatohen në mënyrën sa më të përpiktë Standardet ndërkombëtare për klasifikimit të arsimit (ISCED) të organizatës së kombeve të bashkuara për Arsim, shkencë dhe kulturë të vitit 1997 të ribotuara nga UNESKO në muajin Maj të vitit 2006.

Në veçanti duhet kushtuar rëndësi Nivelit të katërt i cili ka të bëjë me shkollimin post sekondar dhe para terciar. Pika 72 e këtyre standardeve thotë se programet e ISCED 4 mund të përkujdesen që përmbajtjet e tyre të trajtohen si programet e nivelit terciar. Ato zakonisht nuk janë dukshëm më të avancuara se programet e nivelit të tretë, por ato shërbejnë për zgjerimin e  njohurive të pjesëmarrësve të cilët tashmë e kanë të kryer nivelin e tretë.

Kam lexuar se sukseset më të mira në Evropë janë arrit kur ky nivel i arsimit ka qenë i lidhur drejtpërsëdrejti me asociacionet e biznesit, dhe kur vijuesit janë rekrutuar nga këto asociacione për aftësimin konkret në punët profesionale. Në këtë mënyrë do të shuhej nevoja për ekzistimin e institucioneve joformale, të cilat vijuesit i pajisin me certifikata  të veçanta  të “Aftësimit profesional”, dhe për këtë punë arkëtojnë para të majme. Prandaj filozofi gjerman Gete thotë me të drejtë “E dua më tepër të vërtetën e dëmshme se sa konfuzionin e dobishëm”.

Natyrisht, rimodelimi i programeve shkollore, sidomos i arsimit të lartë, me qëllim që ato ti përgjigjen nevojave të reja të tregut të punës, është e padiskutueshme. Brenda atyre programeve duhet të ketë hapësirë të mjaftueshme, puna praktike e nxënë në institucionet përkatëse, me qëllim që i riu Kosovar të përgatitet sa më mirë jo vetëm për tregun Kosovar të punës, por edhe për atë të regjionit dhe të Evropës si tërësi. Në këtë drejtim përcaktimi rigoroz i standardeve evropiane për matjen e njohurive duhet ta paraqet cakun kyç të këtij orientimi.

Studentët maksimalisht duhet të motivohen dhe të binden se vetëm pasioni, disiplina në punë dhe aksioni e përcaktojnë suksesin e tyre . Ato ju rrisin mundësitë e angazhimit në frontet e punës, ku me rezultatet e arritura mund ti ndihmojnë vetes dhe shtetit të tyre. Për këtë qëllim duhet të mobilizohen të gjitha institucionet e shtetit, shoqëria civile e sidomos Këshilli i prindërve të arsimit të Kosovës. Një gjë dihet: Objektivat ambicioze kolektive mobilizojnë më së shumti. Të shpresojmë se ky objektiv do të realizohet sa më shpejtë.

ZGJIDHJET LIGJORE TË NORMAVE TË KONTABILITETIT, RAPORTIMIT FINANCIAR DHE AUDITIMIT NË FUNKSION TË ZHVILLIMIT EKONOMIK  TË SHTETIT NË VEÇANTI DHE TË ATIJ SHOQËROR NË PËRGJITHËSI

Ambienti formalo – juridik i rrethanave paraprijëse të projektligjit për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim

Prona në strukturën sistemore të rregullimit shtetëror luan rol të madh në paraqitjen e re të marrdhënjeve  shoqërore në atë sistem,por edhe në paraqitjen e nocioneve  dhe të termave të reja të cilat i emërtojnë këto dukuri. Me këtë rast lindin kërkesat e standardizimit të këtyre termave (varianteve,dhe  termave të dyfishta), në të gjitha nivelet ( Fonologjik, Morfologjik, krijues, sintaksor, leksik, ortografik dhe ortoepik). Në këtë fazë imponohet bashkëpunimi i ngushtë në mes të ekspertëve të fushave përkatëse shkencore dhe të ekspertëve të gjuhës. Kjo gjë nuk ndodhi në rregullimin shtetëror të ndërtuar të pasluftës.

Njëri ndër definicionet më të mira për Ligjin të cilin e kam lexuar është ky: “Ligji është procedurë e cila veprimet e panjohura na i bënë të njohura”, kurse nëse i referohemi definicionit të Wikipedi-as nga enciklopedia e lirë në internet na del se: “Ligji është sistem i rregullave dhe udhëzimeve zakonisht të imponuara nga institucionet e përcaktuara”. Që të dy definicionet na bëjnë me dije se rregullat Ligjore duhet ti  riorientojnë veprimet tona me qëllim të gjetjes së zgjidhjes së dëshiruar dhe të lejuar në rrethana të reja. Pra me qëllim të arritjes në cak duhet ta dimë startin.

Kosovarët edhe para lufte, ndonëse në robëri, kishin profesionalistë të mirë të lëmesë së  kontabilitetit. Ata ishin të detyruar të jenë të tillë, sepse regjimi administrativ serbo sllav dëshironte ta mbante, nën kontroll çdo lëvizje të shqiptarëve, aq më tepër ato aktivitete ekonomike të cilat konsideroheshin fitimprurëse.

Në Jugosllavinë e atëhershme, Kosova e kishte edhe shoqatën e vetë të kontabilistëve dhe revizorëve (siç quheshin atëherë “Auditorët “ e sotëm). Për mbajtjen rigoroze të evidencës së aktivitetit ekonomik , shërbente i ashtuquajturi “plani unik kontabël” i cili paraqiste një pasqyrë të strukturuar të shifrave të zërave të bilancit të cilat ishin të domosdoshme për identifikimin e ndryshimeve ekonomike të aktivitetit të ndërmarrjeve të asaj kohe. Korniza Ligjore ishte e përcaktuar me Ligjin në fuqi “Për kontabilitetin”. Ai me nenet e veçanta i përcaktonte normat e lejuara të kësaj fushe , mosrespektimi i të cilave  sanksionohej me dispozitat ndëshkuese të Ligjit.

Natyrisht, këto norma nuk ishin unike (në formë të standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit), sepse edhe qëllimi i tyre ishte specifik, dhe reduktohej në hartimin e raporteve financiare, për organet e caktuara administrative dhe unitare të regjimit të atëhershëm.

Ta kemi parasysh, se të rinjtë tanë edhe sot e kësaj dite, shkollohen në të gjitha meridianët e botës, nxënë njohuri të ndryshme, shpesh edhe kontradiktore, por ne krenohemi me ta, sepse ata e kanë zhvilluar aftësinë e të absorbuarit të informatave të reja. “Në enën e zbrazët mund të qitni çdo gjë, kurse në kokën e zbrazët asgjë”, thotë një fjalë popullore.

Prandaj, në vend se me pasqyra dhe leksione krahasuese, qytetarëve tonë (ish punëtorëve tonë të kontabilitetit) të ju bëjmë të njohura veprimet e lejuara të kontabilitetit, të parapara me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit, ndaj veprimeve të lejuara te kontabilitetit të parapara me zgjidhjet ligjore të paraluftës, ne lejuam që (me gjasë edhe nën ndikimin ndërkombëtarë) ”Bashkë me ujin e përlyer ta hedhim edhe beben” dhe në këtë mënyre me një metodë të paparë induktive të shpallemi kombi më i padijshëm në Evropë.

Gjithsesi, tani jemi ku jemi. Dhe motivi i të shkruarit të kësaj analize nuk ka qenë “Historia e veprimeve institucionale të pas luftës në fushën e arsimit” në Republikën e Kosovës, por kjo hyrje kaq e gjatë është në shërbim të  ilustrimit të rrethanave aktuale në të cilat është shkruar “Projektligji për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim”.

LËSHIMET E VËREJTURA  NË PROJEKTLIGJIN PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM  SI DHE PROPOZIMET PËR EVITIMIN E TYRE

Me qëllim që projektligji për Kontabilitet, raportim financiar dhe auditim të rezultojë me nxjerrjen e një Ligji  të qëndrueshëm, lehtë të aplikueshëm , gjithëpërfshirës dhe stimulativ, i cili do të ndikonte në ngritjen e vetëdijes shtet formuese në sferën e financave propozoj dy grupe të korrigjimeve të projektligjit të përmendur:

Korrigjimet leksikografike të nocioneve dhe

Korrigjimet substanciale të formës.

KORRIGJIMET LEKSIKOGRAFIKE TË NOCIONEVE

Mbase te të gjitha shtetet e reja, të cilat ndodhen në fazën e rrumbullakimit institucional,  dhe të cilat i pretendojnë kyçjet sa më të shpejta në integrimet më të mëdha regjionale, paraqiten këto dobësi të ligjeve. Por te ne duket se ky rrezik mund të jetë më i madh për dy arsye:

a)  Përnjëherë pas lufte,prania e madhe e ndërkombëtarëve, dhe përpjekja e tyre e shpejtë që të hartojnë çfarëdo rregulla të sjelljeve, të cilat e ndajnë këtë periudhë, prej periudhës së mëparshme, solli një paradoks: që përkthyesit të jenë më të kërkuar se shkencëtarët, dhe

b)   Familjarizimi me nocionet e gabuara, si pasojë  e mosangazhimit të mjaftueshëm të shkencëtarëve dhe gjuhëtarëve në pastrimin e gjuhës nga barbarizmat dhe emërtimet e pakuptimta të nocioneve shkencore.

E  çmoj në veçanti kontributin e dhënë të Isa Mulajt alarmi i të cilit në artikullin e shpërndarë në internet me titull  “S’ka zhvillim të qëndrueshëm pa standardizimin e terminologjisë së ekonomisë në gjuhën shqipe” nuk u ndie larg. Në këtë drejtim i dekurajuar por jo  i dërmuar do të bëjë edhe unë një përpjekje, me mundësitë e mia modeste,  për ndriçim të disa nocioneve të ekonomisë të cilat ka kohë që janë gabimisht duke u përdorur.

I.  Emërtimi në Anglisht “Business organizations” ka kohë që është duke u përdorur gabimisht si “Shoqëri tregtare”. Si duket emërtimi është nxjerr nga sinonimet e fjalës “Business” në gjuhën angleze e që janë: Industry, commerce, trade, dhe traffic. Por angazhimi i përbashkët i shkencëtarëve të ekonomisë dhe i gjuhëtarëve do të na shpinte  më lehtë kah përkufizimi i këtij emërtimi i dhënë në “Investopedia Financial Dictionary:  ku thuhet se emërtimi “Business” me citat të gjuhës angleze është:

1.       “An organization or enterprising entity engaged in commercial, industrial or professional activities. A business can be a for-profit entity, such as a publicly-traded corporation, or a non-profit organization engaged in business activities, such as an agricultural cooperative.

2.       Any commercial, industrial or professional activity undertaken by an individual or a group.

3.       A reference to a specific area or type of economic activity.

Investopedia Says:

1.       Businesses include everything from a small owner-operated company such as a family restaurant, to a multinational conglomerate such as General Electric.

2.       To “do business” with another company, a business must engage in some kind of transaction or exchange of value with that company.

3.       In this sense, the word “business” can be used to refer to a specific industry or activity, such as the “real estate business” or the “advertising business”.

Për ata që e dinë gjuhën angleze, tashmë është e njohur se  fjala  angleze “Business organizations” në gjuhën shqipe duhet të përkthehet me njërën nga këto shprehje :

Organizatat e veprimtarive ekonomike,

Organizatat afariste,

Ndërmarrjet afariste ose

Organizatat biznesore,  për standardet e të cilave fjalën e fundit duhet ta japin gjuhëtarët.

Megjithatë, me qëllim të rrumbullakimit të bindjeve edhe te ata punëtorë të ekonomisë të cilët nuk e njohin gjuhën angleze se fjala “Business  organizations “ duhet të përkthehet vetëm me njërën prej propozimeve të mësipërme, ja përkthimi i cili ka shërbyer si bazë për formimin e konkluzionit të përmendur :

Një organizatë ose entitet  i ndërmarrësve i angazhuar në aktivitetet tregtare, industriale ose   profesionale. Një biznes mund të jetë entitet fitimprurës, si  një korporatë tregtare publike ose organizatë jo fitimprurëse e angazhuar në aktivitetet e veprimtarive ekonomike si një kooperativë bujqësore.

Cilido aktivitet tregtar, industrial ose profesional i ndërmarr nga një individ ose një grup.

Të  adresuarit për një sferë të veçantë ose lloj të aktivitetit ekonomik.

Investopedia thotë:

Veprimtaritë ekonomike përfshijnë çdo gjë:  që nga  një kompani punuese e një pronari të vogël siç është një restorant familjar e deri në një Konglomerat multinacional siç është Gjeneral Elektrik.

Që të zhvillohet një veprimtari ekonomike me një kompani tjetër, ndërmarrja afariste duhet të angazhohet në ca lloje të transaksioneve ose këmbimit të vlerave me atë kompani.

Në këtë kuptim, fjala “Biznes” mund të përdoret për adresim një aktiviteti ose veprimtarie ekonomike specifike siç është “Veprimtaria ekonomike e pasurive reale” ose “ veprimtaria ekonomike e të reklamuarit”.

Një term tjetër gabimisht i përkthyer është fjala angleze “Bookkeeping” e cila zakonisht përkthehet me shprehjen “Mbajtja e kontabilitetit” . Me qëllim të ndriçimit të këtij termi do ti referohemi  wikipedias, enciklopedisë së lirë në internet ku termi “Bookkeeping” shpjegohet me këtë domethënie:

II.  Bookkeeping  is the recording of financial transactions. Transactions include sales, purchases, income, and payments by an individual or organization. Bookkeeping is usually performed by a bookkeeper. Bookkeeping should not be confused with accounting. The accounting process is usually performed by an accountant… që  në gjuhën shqipe do të thotë:

Regjistrimi në librat e biznesit është regjistrimi i transaksioneve financiare. Transaksionet përfshijnë shitjet, blerjet, të ardhurat dhe pagesat e bëra nga një individ ose organizatë. Regjistrimi në librat e biznesit zakonisht kryhet nga regjistruesi në librat e biznesit. Regjistrimi në librat e biznesit nuk duhet të përzihet  me kontabilitetin. Procesi i kontabilitetit zakonisht zhvillohet nga një kontabilist…

Prandaj propozoj që për fjalën “Bookkeeping” të përdoret në gjuhën shqipe shprehja “Regjistrimi në librat e biznesit”.

III. Në vazhdim do ta shqyrtojmë përkthimin e shprehjes angleze “Satutory Audit Activities” të cilat në këtë projektligj, në pikën 1.4. përkthehen si  “Punët e auditimit Ligjor”. Mendoj se thelbi i domethënies së përkthimit nuk është humbur, por me që është fjala për një përcaktim më specifik, atëherë për shprehjen angleze “Statutory Audit Activities” propozoj shprehjen më të përafërt shqipe “Aktivitetet statutare të Auditimit”.

Propozimin tim e kam bazuar mbi këto fakte:

1.  Duke konsultuar enciklopeditë dhe fjalorët prezent në Internet, përkthimin më të mirë të shprehjes “Statutory Audit” mund ta gjeni  në Investopedia.com ku për kuptimin e shprehjes “Statutory Audit” shkruan- natyrisht në gjuhën Angleze:

What Does Statutory Audit Mean?

A legally required review of the accuracy of a company’s or government’s financial records. The purpose of a statutory audit is the same as the purpose of any other audit – to determine whether an organization is providing a fair and accurate representation of its financial position by examining information such as bank balances, bookkeeping records and financiar transactions.

I përkthyer në gjuhën shqipe paragrafi i më sipërm e ka këtë kuptim:

Çka do të thotë “Statutory Audit” ?

Rishikimi i kërkuar me Ligj i saktësisë së shënimeve financiare të Kompanisë ose Qeverisë. Qëllimi i auditimit Statutar është i njëjtë me qëllimin e çdo Auditimi tjetër – për të përcaktuar nëse një organizatë është duke siguruar paraqitje të përpiktë dhe të drejtë të pozitës së saj financiare duke i trajtuar informacionet e tilla si Saldot e Bankës, shënimet e regjistrimit në librat e biznesit, dhe transaksionet financiare.

Në fjalorin elektronik shpjegues të gjuhës shqipe fjala “Statut” e ka këtë domethënie:

“ Përmbledhje parimesh, rregullash e normash, sipas të cilave ndërtohet dhe zhvillon veprimtarinë e vet një organizatë politike ose shoqërore, një shoqatë etj.”

Pas dëshmive të ofruara besoj se është më e drejtë që shprehja angleze “Statutory Audit Activities” të përkthehet me shprehjen e gjuhës shqipe “ Aktivitetet Statutare të Auditimit”.

2.    Emërtimi në gjuhën Angleze i pikës 1.6 të nenit 2 të Projektligjit për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim  “General Purpose Financial Statements GPFS” gjithashtu është përkthyer gabimisht me shprehjen  e gjuhës shqipe “Pasqyra financiare për qëllim të përgjithshëm PFQP”.  Përkthimi i drejtë duhej të ishte “ Synimet e përgjithshme të raporteve financiare  SPRF”.

Propozoj që çdo organizatë e biznesit e themeluar në Kosovë Konform dispozitave të Ligjeve ekzistuese ta hartoj, Rregulloren e vet të brendshme për organizimin e punëve të kontabilitetit, me të cilën përveç tjerash do ti kishte përcaktuar edhe Synimet e përgjithshme të raporteve financiare.

Me qëllim të dhënies së kontributit tim në përmbushjen e kësaj detyre, si dhe me qëllim të krijimit të bindjes se emërtimi “Synimet e përgjithshme të raporteve financiare” i përgjigjet më së shumti kërkesave të dispozitave të pikës 1.6 të nenit 2  të Projektligjit për kontabilitet,raportim financiar dhe auditim do ta citoj në tërësi  (në gjuhën angleze e më pastaj edhe do ta përkthej në gjuhën shqipe) një pjesë të kapitullit të standardit ndërkombëtar të kontabilitetit 1 (të rishqyrtuar në vitin 1997) dhe të botuar në doracakun me titull “Standardet ndërkombëtare të kontabilitetit 2001” nga Këshilli i standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit , të cilat kanë mbet të pandryshuara deri më sot

Purpose of Financial Statements

5. Financial statements are a structured financial representation of the financial position of and the transactions undertaken by an enterprise. The objective of general purpose financial statements is to provide information about the financial position, performance and cash flows of an enterprise that is useful to a wide range of users in making economic decisions. Financial statements also show the results of management’s stewardship of the resources entrusted to it. To meet this objective, financial statements provide information about an enterprise’s:

(a)    assets;

(b)   liabilities;

(c)    equity;

(d)   income and expenses, including gains and losses; and

(e)   cash flows.

This information, along with other information in the notes to financial statements, assists users in predicting the enterprise’s future cash flows and in particular the timing and certainty of the generation of cash and cash equivalents.

Responsibility for Financial Statements

6. The board of directors and/or other governing body of an enterprise is responsible for the preparation and presentation of its financial statements.

Components of Financial Statements

7. A complete set of financial statements includes the following components:

(a)    balance sheet;

(b)   income statement;

(c)    a statement showing either:

all changes in equity; or

changes in equity other than those arising from capital transactions with owners and distributions to owners;

(d)   cash flow statement; and

(e)   accounting policies and explanatory notes.

8. Enterprises are encouraged to present, outside the financial statements, a financial review by management which describes and explains the main features of the enterprise’s financial performance and financial position and the principal uncertainties it faces. Such a report may include a review of:

(a)    the main factors and influences determining performance, including changes in the environment in which the enterprise operates, the enterprise’s response to those changes and their effect, and the enterprise’s policy for investment to maintain and enhance performance, including its dividend policy;

(b)   the enterprise’s sources of funding, the policy on gearing and its risk management policies; and

(c)    the strengths and resources of the enterprise whose value is not reflected in the balance sheet under International Accounting Standards.

9. Many enterprises present, outside the financial statements, additional statements such as environmental reports and value added statements, particularly in industries where environmental factors are significant and when employees are considered to be an important user group. Enterprises are encouraged to present such additional statements if management believes they will assist users in making economic decisions.

Teksti në anglisht më sipër i cituar,është e domosdoshme të përkthehet drejtë në gjuhën shqipe ngase mungesa e përkthimit të tij të drejtë, si dhe mos marrja parasysh, me këtë rast e thelbit të shkaqeve të cilat imponuan ndryshimin e pjesërishëm të terminologjisë së kontabilitetit dhe të mënyrës së raportimit, sollën më së shumti deri te konfuzioni ekzistues, dhe krijimi i bindjes, se kuadrot tona të kontabilitetit duhet të formoheshin nga hiqi, sepse ato si të tilla më parë nuk ekzistonin!.  Komentet e dhëna pas përkthimit të tekstit do ta ilustrojnë më mirë pohimin e këtij paragrafi.  Prandaj, ja përkthimi i drejtë i tekstit “Purpose of Financial Statements

SYNIMET E RAPORTEVE FINANCIARE

5.  Raportet financiare janë paraqitjet e strukturuara financiare  të pozitës financiare të një Korporate si dhe transaksionet e ndërmarrura nga ajo. Objektivat e synimeve të përgjithshme financiare janë ofrimi i  informacioneve  lidhur me pozitën financiare, performancën (nivelin e punës) dhe fluksin e parasë të një ndërmarrjeje të cilat janë të përdorshme për një varg të gjerë të përdoruesve me qëllim të nxjerrjes së Vendimeve ekonomike. Raportet financiare gjithashtu paraqesin rezultatet e administrimit të resurseve të besuara Menaxhmentit të saj.

Me qëllim të përmbushjes së këtyre objektivave, raportet financiare ofrojnë informacione lidhur me këto kategori financiare të një ndërmarrjeje:

(a)    Asetet (Vlerat në posedim të pasurisë);

(b)   Detyrimet me afat të caktuar kthimi;

(c)    Ekuiteti (pasuria neto e pronarëve);

(d)   Të ardhurat dhe shpenzimet, duke i përfshirë edhe përfitimet dhe humbjet; si dhe

(e)   Fluksin e parasë.

Këto informacione, krahas informacioneve të tjera në sqarimet e raporteve financiare, ju ndihmojnë përdoruesve në parashikimin e fluksit të ardhshëm të parasë të një ndërmarrjeje dhe në veçanti në parashikimin e kohës dhe sigurisë së gjenerimit të parasë, dhe të ekuivalentëve të parasë.

Përgjegjësia për raportet financiare

Bordi i drejtorëve dhe /ose ndonjë trup tjetër qeverisës të një ndërmarrjeje është përgjegjës për përgatitjen dhe prezantimin e raporteve të saj financiare. (përgjegjësia e trupit menaxhues duhet të parashihet me Aktin e brendshëm qeverisës të ndërmarrjes – vërejtje e autorit)

Komponentët e raporteve financiare

7. Përcaktimi i tërësishëm i raporteve financiare i përfshin këto komponente:

(a)    Pasqyra e bilancit (Pasqyra e saldove të zërave gjendjes së pasurisë;

(b)   Raporti i të ardhurave;

(c)    Raporti i paraqitjes së:

Të gjitha ndryshimeve në ekuitet; ose

Ndryshimet në ekuitet të cilat dallojnë nga ato të cilat burojnë nga

transaksionet e kapitalit me pronarët dhe të shpërndarjes së bërë pronarëve;

(d)   Raportit të fluksit të parasë; dhe

(e) Politikat e kontabilitetit dhe shënimet sqaruese

8.  Inkurajohen ndërmarrjet që ti paraqesin, përveç raporteve financiare, edhe  shqyrtimet financiare të menaxhmentit të cilat përshkruajnë dhe sqarojnë cilësitë themelore  të performancës financiare të ndërmarrjes dhe pozitën financiare të saj si dhe dyshimet kryesore në të cilat has ajo. Një raport i tillë mund të përfshijë shqyrtimet e:

(a) Faktorëve themelor  dhe ndikimet e tjera të cilat e përcaktojnë performancën, duke i përfshirë ndryshimet e ambientit në të cilin vepron ndërmarrja, reagimin e ndërmarrjes ndaj këtyre ndryshimeve dhe efektet e tyre si dhe politikën investive të ndërmarrjes me qëllim të ruajtjes dhe përmirësimit të performancës, duke e përfshirë edhe politikën e saj të dividendëve;

(b) Burimet financiare të ndërmarrjes , politika e huazimit (e raportit të mjeteve të huazuara ndaj mjeteve vetanake) dhe politikat e menaxhimit të riskut; si dhe

(c) Përparësitë (anët e forta) dhe burimet e ndërmarrjes vlerat e të cilave nuk janë të shprehura  në pasqyrën e bilancit konform Standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit.

9. Shumë ndërmarrje i paraqesin , përveç raporteve financiare, edhe raportet plotësuese siç janë raportet e ambientit dhe raportet për vlerën e shtuar, veçanërisht  në veprimtaritë ekonomike ku faktorët e ambientit janë të rëndësishëm dhe ku punëtorët konsiderohen se janë grup i rëndësishëm i përdorimit të këtyre informacioneve.

Ndërmarrjet inkurajohen që ti  paraqesin raportet e tilla plotësuese nëse Menaxhmenti beson se ato ju ndihmojnë përdoruesve për nxjerrjen e Vendimeve ekonomike. (raportet e tilla duhet të paraqiten në Raportin me shkrim të cilin Menaxhmenti i ndërmarrjes duhet ta paraqes bile një herë në vjet, lidhur me zhvillimin e veprimtarisë ekonomike të ndërmarrjes dhe suksesin e saj, dhe i cili ju dedikohet të gjithë përdoruesve të cilët kanë interes të posedimit të informacioneve të tilla – vërejtje e autorit).

VËSHTRIM I SHKURTËR I AKTIVITETIT SHKENCOR TË PASLUFTËS NË FUSHËN E KONTABILITETIT

Zhvillimet konfuze të  aktivitetit shkencor në fushën e kontabilitetit në periudhën e pasluftës, nxjerrja me vonesë e Projektligjit për kontabilitet, raportim financiar dhe Auditim si dhe mosmarrja parasysh e faktit se ndryshimi i titullarit të pronës në sistemin e tanishëm shoqëror të cilin po e ndërton Republika e Kosovës,  krijuan botëkuptimin e rrejshëm, sikur kontabiliteti si veprimtari e veçantë ekonomike, filloi të përdoret vetëm pas nxjerrjes së Standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit. Me që këto standarde nuk ishin të njohura në praktikat tona të mëhershme,atëherë u “paraqit”  nevoja  që të gjitha njohuritë e mëparshme nga kjo lami “të shpallen” të pavlershme, kurse të gjithë ekspertët e mëparshëm të kësaj fushe të padobishëm.

Nuk ka si të mos dyshohet se një qëndrim i tillë e kishte prapavijën e saj, në krijimin e një hapësire plotësuese për shpëlarjen e kapitalit të huaj, sepse bile edhe ekspertët e ekonomisë, duhej të certifikoheshin si “Kontabilist të certifikuar” me qëllim që të fitonin të drejtën e ushtrimit të mbikëqyrësit të kontabilitetit.

Me qëllim apo pa të, u harrua fakti se Historia e kontabilitetit ishte aq e vjetër sa edhe vet civilizimi. Se Kuadrat Kosovare të paraluftës e kishin nxënë njohurinë dhe përvojën në truallin e Evropës, duke i përcjell ndryshimet të cilat i solli koha, nëse për asgjë tjetër, atëherë për shkak që mos të bien ndesh  me dispozitat ligjore, zbatimi i të cilave mbrohej me ndëshkime të ashpra.

Besoj se, suksesi në këtë lami do të ishte shumë më i madh në përvetësimin e metodave të reja të evidentimit të ndryshimeve të veprimtarive ekonomike, dhe në rritjen e vetëdijes tatimore sikur shpjegimi i kategorive të reja të kontabilitetit të bëhej, duke shfrytëzuar metodën e krahasimit (komparacionit), (sikurse që autori i kësaj analize do të tentoj ta bëjë),dhe  duke hapur debate lidhur me këtë çështje, me qëllim të nxitjes së ideve të reja për fisnikërimin e metodave për  aftësimin e kuadrove në kontabilitet.

Fatbardhësisht, qëllimi i kontabiliteti si veprimtari evidentuese e aktivitetit ekonomik nuk ka ndryshuar, qysh nga paraqitja e tij, rreth 7000 vjet më parë, kur i hasim shënimet e para financiare në shtetin e Mesopotamisë .Gjatë tërë kësaj historie të gjatë, kontabiliteti vazhdimisht është trajtuar si proces i të komunikuarit të informacioneve financiare ,te përdoruesit e tyre. Natyrisht mënyra e të regjistruarit të dhënave, mënyra e raportimit si dhe shfrytëzuesit e informacioneve kanë ndryshuar krahas ndryshimeve të cilat i ka sjell koha, dhe përsosjes së aktiviteteve ekonomike brenda sisteme shoqërore të cilat kanë ekzistuar . Kështu ka ndodh edhe me ndryshimet e paraqitura me rastin e kalimit nga njohuritë e të ashtuquajturit “Socializëm vetëqeverisës” të periudhës së paraluftës  në atë të “Pronës private” në periudhën e pasluftës së UÇK-së.

Sistemi i kontabilitetit i“socializmit vetëqeverisës” bazohej në metodologjinë e kontabilitetit të paraparë me Ligjin e Atëhershëm për Kontabilitetin, me nenet e veçanta të të cilit ishin të normuara veprimet e këtij aktiviteti evidentues, të cilat i shërbenin synimit të nxjerrjes së raporteve financiare (Bilancit të gjendjes, dhe Bilancit të suksesit – si quheshin atëherë ) për informim të organeve të atëhershme “nominale” vendimmarrëse, brenda dhe jashtë ndërmarrjes, kurse terminologjia e tij ishte nxjerr nga prejardhja e fjalëve “Latine” “Romake” dhe “Sllave”.  Në anën tjetër parimet themelore të vështrimit, dhe evidentimit të transaksioneve ekonomike kanë qenë të njëjta me këto të cilat trajtohen me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit, sepse zanafilla e këtyre shënimeve ishte e hershme kurse modelimi i tyre bazohej në parimin e evoluimit  të praktikës njerëzore.

Prandaj, kujtoj se shpjegimi i drejtë i domethënieve dhe prejardhjes së termave të atëhershme të kontabilitetit, shpjegimi i nevojave të  reduktuara  për raportim, si dhe shpjegimi i strukturës pronësore të kapitalit të punës duke e shfrytëzuar metodën komparative, tabelore, do ti shërbente më shumë, fuqizimit më të shpejtë të punëtorëve profesional të kontabilitetit, dhe orientimit më të suksesshëm të tyre kah përvetësimi i  standardeve unike të veprimit në kontabilitet, si kusht elementar i komunikimit të lehtësuar ekonomik me partnerët e regjioneve më të gjëra ekonomike. Për këtë qëllim autori i kësaj analize e sheh të udhës ti jep disa shpjegime të mirënjohura paraprake të cilat e ndriçojnë ambientin e atëhershëm ekonomiko – politik, me qëllim të kuptimit më të drejtë të ndryshimeve metodologjike të punës në kontabilitet.

Prona trajtohej si një pasuri reale “e dhënë në duar të punëtorëve” një pjesë e të cilëve që kishin përkrahjen e qendrave të fuqishme të vendosjes si “Komitetet e partive Komuniste”  “ Lidhjeve Socialiste” “ Institucioneve ushtarake dhe policore” zgjidheshin në “Organet vendimmarrëse” dhe autorizoheshin për të qeverisur me “Pronën e përbashkët”.  Kjo strukturë e niveleve shoqërore të sistemit të sistemit të atëhershëm shtetëror mjaftohej me raportimet e bëra nga Bilanci i gjendjes dhe Bilanci i suksesit, si dhe proporcionet e  tjera financiare të cilat nxirreshin nga zërat e ndryshëm të bilancit dhe ndarjen e bilancit të gjendjes në nën bilance të tjerë nga të cilat shpjegoheshin marrëdhëniet e tyre reciproke dhe struktura e pasurisë. Prandaj, me që prona ishe e “secilit” kurse përgjegjësia e të menaxhuarit  me të e “askujt”, nuk ndihej nevoja për raportim të veçantë për ndryshimet në kapitalin e punës. Këto ndryshime zakonisht raportoheshin në formë përshkruese, vetëm sa për ta justifikuar gjendjen ekzistuese. Sa i përket  raportimit për Fluksin e parasë, ai gjithashtu nuk konsiderohej gjithaq me rëndësi, ngase përmbushja me kohë e detyrimeve , nuk peshohej rëndë, ngase, “Prona ishte e përbashkët” dhe mendohej se kapitali financiar duhej të gjendej atje ku ishin nevojat më të mëdha për të.

Ndryshimi i ambientit ekonomiko-politik i përshkruar në kryerreshtin e mësipërm, imponoi nevojën e ndërrimit të termave të kontabilitetit, të raportimit financiar si dhe të ndërrimit të strukturës menaxhuese të pronës. Këto ndryshime kurrë në periudhën e pasluftës, nuk u shpjeguan në mënyrë të mjaftueshme eksplicite, me kusht që të trajtohen si procese evolutive, përfundimi i të cilave do të na sjell në një rrafsh të mirëkuptimit më të drejtë shkencor,  dhe të rritjes së performancës së Biznesit të republikës së Kosovës. Ndonëse teknika e kontabilitetit mbeti e njëjtë, zbardhja e drejtë e ndryshimeve të paraqitura si dhe sqarimi i saktë i termave ekzistuese, meritojnë vëmendje të veçantë.

BILANCI I GJENDJES APO PASQYRA E BILANCIT

Të nisemi prej fjalës “Bilanc” e cila koincidentalisht e ka shqiptimin e njëjtë por jo më edhe nocionin e njëjtë. Në sistemin e “Socializmit vetëqeverisës “ etimologjia e kësaj fjale shterej nga fjala italiane “Bilancio” që do të thotë “Peshojë”. Pra paraqet vështrimin e gjendjes së pasurisë së një ndërmarrje nga dy pikëpamje:

1. Nga pikëpamja e pasurisë së ndërmarrjes në funksion, si dhe

2. Nga pikëpamja e burimeve të kësaj pasurie.

Vështrimi unilateral i pasurisë si “Thesar i përbashkët  për krijimin e vlerës së re” imponoi nevojën edhe të përvetësimit të anëve grafike të kësaj “Peshoje” me fjalët “Aktivi” dhe “Pasivi” si dhe emërtimet  e anëve të  llogarive të zërave të veçantë me “Debi” për anën e majtë dhe “Kredi” për anën e djathtë. Emërtimet ishin plotësisht në pajtim me përcaktimet, tashmë të përmendura sistemore të atëhershme. Emërtimi “Aktivi” nënkuptonte pasurinë e transformuar në një energji aktive të përbashkët e cila me zërat e saj të paraqitur ilustronte llojin e biznesit të cilin “Kolektivi” i caktuar e ushtronte. Kurse  “Pasivi” vështrimin inertë të kësaj pasurie , që trajtohej si vështrim nga aspekti i burimeve ose prejardhjes së kësaj pasurie. Kështu lindi emërtimi “ Bilanc i gjendjes” si shprehje e gjendjes së pasurisë së përbashkët në një pasqyrë tabelare.

Prandaj për këtë periudhë emërtimi “Bilans i Gjendjes” ka qenë mjaft adekuat. Ndonëse edhe shumë shtete të regjionit edhe më tutje e përdorin këtë emërtim, Autori i kësaj analze mendon se orientimi i nxënies së njohurive nga trendët e  ardhshme shkencore të regjioneve  Amerikane dhe Anglo-sanksone e ka   zbeh vlerën linguistike të këtij termi, dhe tashmë është koha për zëvendësimin e tij me një term më adekuat shkencor. Në këtë drejtim edhe ndërrimi i titullarit të pronës, e ka rolin e vet përcaktues.

Fatbardhësisht, të kuptuarit më të lehtë, të termit “bilanc” na është mundësuar edhe nga fakti se emërtimet e anëve të llogarive të zërave të veçantë kanë mbet të njëjtë (Debits për Debi  dhe Credit për  Kredi) .

Kështu nëse e bëjmë përkthimin e drejtpërdrejtë të fjalës Bilanc me prejardhje nga gjuha amerikane atëherë do të konstatojmë se fjala amerikane “Balanse” më tepër i përgjigjet termit italian “Saldo”  e që shprehej me fjalën e  njëjtë të përvetësuar  edhe në gjuhën shqipe dhe që e ka domethënien  e fjalës “Mbetje”. Pra nisur nga ky konstatim del se Bilanci paraqet mbetjet e qarkullimit të zërave të pasurisë së ndërmarrjes (private ose publike), të cilat të përmbledhur në gjuhën angleze quhen Balance sheet e që sipas autorit të kësaj analize, përkthimi më i përafërt  i kësaj shprehje i cili do ti nënshtrohej skanimit të ekspertëve gjuhësor do të ishte:

a ) Bilanci i pasurisë,

b)  Pasqyra e Bilancit ose

c)   Bilanci

Jam i vetëdijshëm se do të jetë vështirë të hiqet nga përdorimi shprehja shumë gjatë e familjarizuar “Bilanci i gjendjes”, por thellë jam i bindur se ia vlen të bëhen përpjekje për pastrimin e gjuhës nga barbarizmat e panevojshëm ngase ato me kalimin e kohës fusin konfuzione kuptimore edhe në fushën shkencore.

Në favor  të  përcaktimit më të drejtë të këtij nocioni flet edhe përkufizimi i shprehjes “Balance  sheet” i trajtuar në internet nga “ Wikipedia, free encyclopedia” për shfrytëzimin më të drejtë të cilit do ta  citojmë së pari në gjuhën angleze :

“In financial accounting, a balance sheet or statement of financial position is a summary of the financial balances of a sole proprietorship, a business partnership or a company. Assets, liabilities and ownership equity are listed as of a specific date, such as the end of its financial year. A balance sheet is often described as a “snapshot of a company’s financial condition”.[1] Of the four basic financial statements, the balance sheet is the only statement which applies to a single point in time of a business’ calendar year ”.

I përkthyer  (sa më drejtë) në gjuhën shqipe citati i më sipërm në gjuhën angleze ka këtë kuptim: “ Në kontabilitetin financiar Pasqyra e bilancit ose Raporti i pozitës financiare paraqet përmbledhjen e saldove financiare të një biznesi individual (pronësie individuale), ortakërie (Ortakërie të veprimtarisë ekonomike) ose korporate (shoqëri me përgjegjësi të kufizuar ose shoqëri aksionare). Pasuritë, Detyrimet dhe Ekuiteti i pronësisë  (neto pasuria)  janë të regjistruara në një datë të caktuar, siç është fundi i vitit financiar. Pasqyra e bilancit shpesh përshkruhet  si  “ Fotografi e çastit ” e  kushteve financiare të një korporate. Nga të katër  raportet financiare themelore Pasqyra e bilancit është raporti i vetëm i cili zbatohet në një pike të vetme të kohës të vitit kalendarik të veprimtarisë ekonomike”.

I vështruar nga aspekti përmbajtjesor , kryerreshti i mësipërm bartë së paku dy mesazhe:

1. Bilanci i një biznesi ka të bëjë me fotografinë e një çasti të caktuar të pasurisë të cilën e kontrollon  ai biznes. Pra vetë kjo fotografi e vështruar (siç është theksuar edhe më herët) nga dy pikëpamje quhet “Pasqyrë e bilancit” dhe

2. Të gjitha informatat e tjera të ecurisë së zhvillimit  të këtij biznesi duhet të quhen Raporte e jo Pasqyra, ngase raportet janë paraqitje (rrëfime) të zhvillimeve brenda periudhave të caktuara të një ngjarje. Kurse pasqyrat paraqesin fotografitë e momenteve, pa e vra mendjen për  zhvillimet e ecurive brenda periudhave gjegjëse.

Këtu shihet  pohimi dhe justifikimi  i përkthimit të paragrafit të parë dhe të dytë të titullit në gjuhën shqipe “synimet e raporteve financiare”.

Një term tjetër mjaft i diskutueshëm i cili ka lëshuar rrënjë në përdorimin  e tij në kontabilitet është edhe termi “ Pasqyra e rrjedhës së parasë” me prejardhje nga shprehja angleze “Cash Flow Statement”.

Besoj se edhe për  sqarimin e këtij termi burimi më meritor i të referuarit është “ Wikipedia, free encyclopedia” në internet  në të cilin ky term shpjegohet me citatin e më poshtëm në gjuhën  angleze:

“ In financial accounting, a cash flow statement, also known as statement of cash flows or funds flow statement,[1] is a financial statement that shows how changes in balance sheet accounts and income affect cash and cash equivalents, and breaks the analysis down to operating, investing, and financing activities. Essentially, the cash flow statement is concerned with the flow of cash in and cash out of the business.”

I përkthyer në gjuhën shqipe citati i më sipërm ka këtë kuptim:

“ Në kontabilitetin financiar, raporti i fluksit të parasë së gatshme , gjithashtu i njohur si Raporti i ecurisë së parasë së gatshme   ose Raporti i ecurisë së fondeve është një raport financiar  i cili tregon se si  ndryshimet  në llogaritë e pasqyrës së bilancit dhe ndryshimet në të ardhurat e ndërmarrjes  ndikojnë në parat e gatshme dhe në ekuivalentët e parasë, dhe e ndanë ( zbërthen) analizën në aktivitetet operative, investive dhe financiare. Në esencë, raporti i fluksit të parasë së gatshme është i lidhur me ecurinë e ardhjes së parasë së gatshme dhe të daljes së parasë së gatshme jashtë aktivitetit të veprimtarisë ekonomike.

Vetë fakti i rrjedhës (mbushjes) dhe derdhjes (daljes) së parasë së gatshme, nga aktiviteti i veprimtarisë ekonomike mendoj se është më mirë të zëvendësohet me fjalën shqipe me prejardhje latine “Fluks”. Kështu për shprehjen angleze “Cash flow statement” propozoj emërtimin shqip “Raporti i fluksit të parasë”.

4.   Shprehja “Kosovo business organisation” për herë të parë ne tekstin e projektligjit për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim përdoret në pikën 1.7 tënenit 2 të këtij projektligji, dhe për mendimin tim, i cili do të arsyetohet në tekstin e mëposhtëm, gabim është përkthyer me shprehjen e gjuhës shqipe “Shoqëri tregtare e Kosovës”. Pohimin e mbështes në këto fakte:

a)      Vetë përkthimi i përpiktë i paragrafit të kësaj pike na sjell deri te konkluzioni më lartë i cekur. Me qëllim të këtij justifikimi, në këtë vend të analizës po e sjell tekstin e plotë të paragrafit kontestues,  i  cili i përkthyer drejtë në gjuhën shqipe e nxjerr në mënyrë eksplicite domethënien e shprehjes “Kosovo business organisation”. Ja citati i këtij paragrafi në gjuhën angleze:

“   1.7. Kosovo business organisation –  is a general term that means and includes any type of commercial society in Kosovo established by law for Business Organisations”. Besoj se përkthimi më i drejtë dhe më i përpikët i këtij paragrafi në gjuhën shqipe do të ishte:

“ 1.7. Organizata e biznesit të Kosovës – është një term i përgjithshëm i cili nënkupton dhe përfshinë çdo lloj të shoqërisë tregtaret themeluar në Kosovë në bazë të Ligjit  për organizatat e veprimtarive ekonomike.

Pra dispozitat e këtij paragrafi të Ligjit na bëjnë me dije se “Organizata e biznesit të Kosovës” përmban në vete (por nuk përfundon me kaq – konstatim i autorit) çdo lloj të shoqërisë tregtare, (por vet si nocion ka kuptim më të gjerë – konstatim i autorit), prandaj emërtimi tashmë i përdorur “Organizata e biznesit të Kosovës” në vend të shprehjes “Shoqëri Tregtare e Kosovës” më duket më i drejtë.

Në favor të këtij gjykimi është edhe shpjegimi i dhënë në tekstin e mësipërm për përkthimin e shprehjes “Busines organisation” .

1.8  Në nenin 2 alineja 1 pika 8 e Projektligjit për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim përmendet termi  “Shoqëri e huaj tregtare” i cili me gjasë ka buruar prej shprehjes angleze “ Forign Trade business organisation” dhe në rast të analizës më të hollësishme dhe përmbajtjesore sjell edhe huti.

Shpresoj se termi më adekuat i shprehjes angleze “ Forign Trade business organisation” është “ Organizata (Korporata) tregtare e biznesit ndërkombëtarë”.

Pohimi i përmendur është i mbështetur mbi këtë postulat:

Emërtimi “Biznes ndërkombëtarë” është  nocion i trajtuar në Leksikonet dhe Enciklopeditë e biznesit, dhe nuk është kategori e shprehjeve konvencionale gjuhësore . Prandaj domethënien e mirëfilltë të kësaj shprehje duhet kërkuar në fjalorët e gjuhës prej së cilës buron kjo shprehje duke e krahasuar me standardet e kuptimeve të gjuhës shqipe. Për këtë qëllim do ta shfrytëzojmë një definicion për tregtinë ndërkombëtare të marr nga “ Wikipedia, free encyclopedia”  të cituar në gjuhën angleze:

International trade is exchange of capital, goods, and services across international borders or territories.[1] In most countries, it represents a significant share of gross domestic product (GDP). While international trade has been present throughout much of history (see Silk Road, Amber Road), its economic, social, and political importance has been on the rise in recent centuries.

Së pari le ta konfirmojmë se  shprehja angleze “Foreign trade Business Organisation” është sinonim i shprehjes “international Trade Business Organisation”, dhe tani ta përkthejmë në gjuhën shqipe nocionin e  shprehjes të gjuhës angleze  “International trade”

Tregtia ndërkombëtare paraqet këmbimin ei kapitalit,  të mallit dhe të shërbimeve ndër  kufijtë ndërkombëtarë ose  ndër territoret. Në shumicën e vendeve, ajo paraqet pjesëmarrje të rëndësishme në Bruto produktin vendor (BPV). Për derisa tregtia ndërkombëtare zhvillohej  gjatë shumicës së historisë

( Rruga e mëndafshit, Rruga e qelibarit),  rëndësia e saj ekonomike, sociale dhe politike ka qenë në rritje në shekujt e fundit.

Nëse nocionit të tregtisë ndërkombëtare ia shtojmë edhe sqarimin tashmë të dhënë për shprehjen “biznes”,  shpresoj se shprehja “Organizata tregtare e biznesit ndërkombëtar” ose “Organizata tregtare e veprimtarisë ekonomike ndërkombëtare” është vështirë të kontestohet.

Dëshmitë mbështetëse e jo evidenca mbështetëse

Titulli i vënë nën nenin 6 të Projektligjit për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim “Librat kontabël dhe evidenca mbështetse” do të ishte më mirë sikur të emërtohej “Librat Kontabël dhe dëshmitë mbështetëse”. Nga shkencat  juridikes  parimisht dihet se një pohim, mund të mbështetet vetëm me dëshmi plotësuese ose thënë ndryshe me evidenca si dëshmi plotësuese. Pra nga konstatimi i dhënë del se një evidencë, mund të shërbejë si dëshmi mbështetëse, kurse vetë ajo mund të jetë vetëm si material i dëshmisë.

Deri te përfundimi  i njëjtë arrijmë edhe sikur fjalën angleze evidence ta përkthejmë në mënyrë përmbajtjesore duke u shërbyer me leksik më të avancuar të gjuhës angleze. Kështu shpjegimi i fjalës “Evidence” në fjalorin  e Anglishtes bashkëkohore  “Longman” është:

ev‧i‧dence 1 S2 W1 AC / ˈevəd ə ns, ˈevɪd ə ns / noun

1 [ uncountable ] facts or signs that show clearly that something exists or is true .

Do të thotë se kemi të bëjmë me një emër të panumërueshëm, domethënia e të cilit është: Faktet ose shenjat të cilat tregojnë qartazi se diçka ekziston ose është e vërtet.

Shpresoj se pohimi i mësipërm, vetëm sa do të plotësohet duke gjurmuar domethënien e fjalës shqipe “Evidencë” edhe në fjalorin elektronik shpjegues ku për kuptimin e fjalës evidencë shkruan:

1. zyrt. Shënime ose të dhëna që mbahen në një fletë letre a në një regjistër, të cilat pasqyrojnë

gjendjen e punëve a të veprimtarisë së njerëzve, të ndërmarrjeve, të institucioneve etj. Pra ky shpjegim e plotëson tezën e vënë në paragrafin e parë të këtij nëntitulli.

Përndryshe, njohësit e mirë të kontabilitetit, qysh moti e dinë, se regjistrimi dyfishtë i të dhënave të një biznesi bëhet në:  ditar, Libra kryesorë dhe Libra ndihmës, kurse regjistrimet mbështeten me dëshmi plotësuese, të cilat në kontabilitet përndryshe trajtohen si pjesë e dokumentacionit financiar.

SHPREHJET E PËRKTHYERA NË FORMË PAUSHALLI

Dëshira që sa më shpejtë të lirohemi prej fondit të fjalëve dhe termave profesionale me prejardhje Sllave ose romake në njërën anë, dhe dëshira që sa më shpejt të familjarizohemi me termat amerikane dhe angleze në anën tjetër, me kusht që edhe në këtë mënyrë të tregojmë se kemi sa më shumë pika dhe pikëpamje të përbashkëta , në periudhën e pasluftës, ndikoi që shumë fjalë dhe terma profesionale të përvetësohen, duke u imaxhinuar nocioni i tyre, dhe duke u përkthyer në formë paushalli. Në këtë drejtim kontabiliteti si duket më së shumti pësoi.

Kështu titulli (në gjuhën angleze):  “Currency and Language of accounting registers”  nën nenin 8 të projektligjit për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim është përkthyer si : “Gjuha dhe njësia monetare e regjistrave kontabël”. Shprehja e përmendur është deformuar “falë përkthimit të gabueshëm të termit monetar shkencor “Currency” si njësia monetare”.

Nuk do mend se emërtimi i çdo nocioni ose dukurie të re kërkon hulumtim të thellë profesional dhe linguistik. Një gjë e tillë nuk është gjithnjë, shpesh gjuhëtarët ose shkencëtarët e fushave të caktuara duke mos bashkëpunuar reciprokisht e bëjnë përkthimin reflektues të imagjinuar ose në formë të paushallit, duke menduar se më mirë është të emërtohet një dukuri sesa të mos njihet ajo fare.

Përkthimi i fjalës currency ka qenë drejtë i përkthyer në gjuhën shqipe me termin e huazuar nga gjuha italiane valutë.

Me qëllim të justifikimit të përkthimit të këtij termi i cili është familjarizuar aq shumë me shqipfolësit saqë vetë përmendja e këtij termi e ka fokusuar vëmendjen në njësinë bazë të sistemit monetar të një vendi tjetër. Për këtë qëllim jemi shërbyer me “Fjalorin e fjalëve dhe shprehjeve të huaja” të Mikel Ndrecës të botuar në vitin 2000 i cili interpretimin e fjalës valutë e bën kështu: valutë-a f. (it. valuta – vlerë) 1. Njësia bazë e sistemit monetar të një vendi;…

Deri te i njëjti përfundim arrijmë duke u shërbyer edhe me “Dictionary of Accounting”  të autorëve P.H.Collin dhe Adrian Joliffe  në faqen 57 të cilit termi “Currency” përkthehet kështu:

Currency  naun (a) money in coins and notes which is used  in a particular country;…  që e përkthyer në gjuhën shqipe do të thotë: Valutë emër (a) monedhë metalike ose bankënotë e cila është përdorur në një vend të caktuar.

Këndvështrimet e njëjta zakonisht shpijnë deri te përfundimet e njëjta. Kështu ndodh edhe nëse nocionin e termit “Currency” e kërkojmë edhe në internet. Për këtë term “ Wikipedia, free encyclopedia” jep këtë sqarim:

“In economics, the money supply or money stock, is the total amount of money available in an economy at a particular point in time.[1] There are several ways to define “money,” but standard measures usually include currency in circulation and demand deposits (depositors’ easily-accessed assets on the books of financial institutions).[2][3]”

Në shkencën e ekonomisë (ekonomiks) vëllimi i parasë ose rezervat e parasë, paraqesin sasinë e tërësishme të parasë në disponim brenda një sistemi të ekonomisë në një moment të caktuar kohor. Ekzistojnë shumë mënyra për përkufizimin e” parasë”, por njësitë e standardizuara zakonisht përfshijnë valutën në qarkullim, dhe depozitët “në të parë” (deponentët’ me mundësi të lehta të qasjes në pasuritë e librave të institucioneve financiare). Pra pas këtyre shpjegimeve gjithëpërfshirëse të termit “Currency” besoj se lehtë mund të arrihet koncenzusi   se përkthimi më i drejtë i shprehjes  ):  “Currency and Language of accounting registers” është Valuta dhe gjuha e regjistrave të kontabilitetit”.

Rasti  i njëjtë ka të bëjë edhe me përkthimin e titullit nën nenin 11 të Projektligjit për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim “Content, submission and publication of financial statements” i cili është përkthyer me shprehjen: “Përbërja, dorëzimi  dhe publikimi i pasqyrave financiare”.

Çdo analizë logjike, përmbajtjesore dhe linguistike si dhe konsultimi edhe i fjalorëve më të thjesht Anglisht- Shqip  na bënë me dije se përkthimi nuk është më i drejti. Me që për emërtimin “Financial statement”  e kem dhënë shpjegimin e mjaftueshëm,atëherë në këtë vend nuk do të ndalemi më tepër por për Titullin në gjuhën angleze “Content, submission and publication of financial statements”. Propozoj  shprehjen “ Përmbajtja , dorëzimi dhe publikimi i raporteve financiare”.

Se përkthimi i  drejtpërdrejtë shpesh na shpie në terrenin linguistik të huaj, ku e humbim kuptimin burimor të mesazhit të dhënë na dëshmon edhe formulimi i pikës 6.4 të nenit 13 të projektligjit për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim i cili thotë: “6.4. Nëse është në lidhje martesore apo lidhje familjare deri në shkallën e dytë me një anëtar tjetër apo zyrtar të KKRF-së;

Besoj se formulimi më i drejtë i kësaj pike do të ishte:”Nëse është në lidhje martesore me një anëtar tjetër apo zyrtar të KKRF-së ose ndaj tij është në  brezin e dytë të lidhjes familjare.” Përkthimi është më burimor nga se fjala “Shkallë” në gjuhën shqipe  bazuar në fjalorin elektronik të saj ka kuptim krejt tjetër.

Të kësaj natyre, janë edhe shumë shprehje tashmë të familjarizuara të cilat me angazhimin e ekspertëve të fushës së caktuar shkencore, dhe të shkencëtarëve të gjuhës shqipe do të standardizoheshin dhe do të merrnin kuptime shkencore burimore. Për këtë qëllim do të përmendim vetëm disa  prej tyre:

Pasqyrat financiare të konsoliduara në vend të Raportet  përmbledhëse financiare,

Autoritetet kompetente në vend të Organet zyrtare kompetente,

Interpretimet relevante në vend të Interpretimet përkatëse,

4.       Shpalosjen e shënimeve të pasqyrave financiare në vend të publikimin e të dhënave të raporteve financiare ,

Reputacion të mirë në vend të Nam të mirë,

Direktivat relevante në vend të Udhëzimet përkatësee tjerë.,

KORIGJIMET SUBSTANCIALE TË FORMËS

Tashmë e kemi cekë se Ndryshimet janë karakteristika e vetme e kohës. Por në të njëjtën kohë dihet mirë se çdo ndryshim shkakton shqetësime të caktuara, të cilat po nuk u morën parasysh në momentin e inicimit të ndryshimit, mund të shkaktojnë më tepër konfuzione dhe turbulenca se sa stabilizim dhe qartësi.

Njëra prej të metave themelore të projektligjit për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim është edhe ajo se ai nuk i merr parasysh fare ndryshimet e rrethanave, në të cilat duhet të zbatohet Ligji. Pra ai nuk parasheh kurrfarë periudhe kalimtare, por është hartuar si një draft i tillë i cili (lexuesi krijon përshtypjen) është i  radhës së caktuar, dhe zbatohet brenda një kornize ligjore, leksiku profesional dhe praktike pozitive tashmë të verifikuar .

Kjo dukuri , vjen në shprehje sidomos pas Kreut të III “Këshillit financiar për raportimin financiar”, pra prej atij momenti kur fillon kornizimi përmbajtjesor i lëndës të cilën e rregullon ky ligj dhe vazhdon me dispozitat ndëshkuese të parapara për mbrojtjen e normave të parapara të sjelljes.

Në këtë pjesë të këtij projekt ligji hartuesi i draftit ,duhet ti parasheh zgjidhjet kalimtare, të cilat do të vlejnë derisa nuk vije deri te transformimi  përmbajtjesor i sistemit arsimor i cili në shkallët e tija të caktuara do të nxjerr profile të kërkuara të ekspertëve profesionalë. Përndryshe me rastin e përzgjedhjes së kuadrove të parapara nuk do të mund ti ikim dukurive negative shoqërore sikurse janë: Nepotizmi, Anësia politike, madje edhe Korrupsioni.

Të parashihet kohëzgjatja e periudhës post ligjore për hartimin e “Kodit të etikës profesionale të kontabilistëve dhe Auditorëve  të licencuar” dhe të epen sqarime të mjaftueshme për përmbajtjen e Rregullores së FNKA (Federata ndërkombëtare e kontrollit automatik) ngase edhe hartuesi i këtij projektligji  me gjasë për shkak të mosnjohjes së këtij burimi ligjor në pikën 1.13 të nenit 2 të tij dhe në pikën  4 të nenit 2o,  akronimin anglez IFAC e ka përkthyer me akronimin anonim FNK ( federata ndërkombëtare e kontabilistëve). Në këtë drejtim, është i pashmangshëm edhe aktiviteti i ligjvënësit për njohjen e qytetarëve të interesuar të republikës së Kosovës me përmbajtjen e Listës së udhëzimeve të Unionit Evropian, dhe me Njohjen e kompetencave të Këshillit Evropian si të njërit prej institucioneve më të rëndësishme të unionit Evropian.

Nuk jam i sigurt se a duhet të jenë Udhëzimet e përmendura të unionit Evropian,  burim juridik i një Ligji në Kosovë, qysh tani. Këtë e pohoj ngase Udhëzimet kanë të bëjnë vetëm me shtetet anëtare të unionit Evropian, bile në disa raste vetëm me disa prej këtyre shteteve. Në këtë moment mendim të njëjtë ndaj edhe për Këshillin Evropian, ngase ai paraqet dhe mbështet interesat e unionit Evropian si tërësi. Ai i harton propozimet e Ligjeve të reja Evropiane. Ai i menaxhon aktivitetet e përditshme  të politikave të Unionit Evropian dhe të harxhimit të fondeve Evropiane.

Shpresoj se korniza e kësaj Analize jep hapësirë të mjaftueshme, për kuqje edhe të shumë analistëve dhe shkencëtarëve të fushës së kontabilitetit dhe të Auditimit, me ç’rast do ti epet një kontribut i madh normimit më të qartë dhe më praktik të normave të sjelljeve të lejuara të punëtorëve në fushën e Kontabilitetit.

Me 08.08.2011. PRIZREN                                                                   Muhamed Krasniqi

TRUSTI I PENSIONEVE
TRUSTI I PENSIONEVE

– DILEMAT DHE HUTITË -

Heshtja është nëna e të menduarit, të menduarit është nëna e kritikës, e kritika është në një mënyrë, njerka e pesimizmit.

August Strinberg – Letrar, Natyralist, simbolist  Suhedez

Duke e shpreh vullnetin për rrënim të bindjeve, se trusti i pensioneve, paraqet një institucion financiar i cili është bastion qeveritar, dhe ndërkombëtarë, mora kurajën që ta shkruaj këtë analizë, me shpresë se nëse pohimet e mia qëndrojnë, atëherë ato do të shfrytëzohen, për korrigjimin e përcaktimeve menaxheriale të këtij institucioni, e nëse nuk qëndrojnë, atëherë do të shfrytëzohen gjithashtu, për ta vërtetuar qëndrimin se çdo përcaktim tjetër pos atij qeveritar dhe të Bordit të trustit në fjalë është i gabuar, dhe mbase tendencioz.

SHPRESA E VENITUR

Ne të vdekshmit, e arrijmë pavdekshmërinë me krijimin e atyre sendeve të cilat mbesin pas nesh dhe të cilat i krijojmë me forca të përbashkëta.

Albert Ajnshtajn

Në alinenë e dytë të Raportit vjetor të trustit të kursimeve pensionale të Kosovës shkruan:

“Në dhjetor të vitit 2001, Rregullorja e UNMIK-ut 2001/35 ka vënë themelet ligjore të

krijimit të TKPK-së si një entitet i pavarur jo për profit. Qëllimi i vetëm i TKPK-së është

administrimi dhe menaxhimi i llogarive individuale të kursimeve pensionale,

implementimi i investimeve të matura të mjeteve pensionale, si dhe kthimi i përfitimeve

nga llogaritë individuale për blerjen e anuiteteve të pensioneve. Programi i kursimeve

pensionale është i dizajnuar që tu mundësojë të punësuarve aktual të kursejnë për

pensionimin e tyre.”

Pra , momenti i krijimit të trustit të kursimeve pensionale të Kosovës, dhe pohimet e tilla, sikurse ky i cituari nga raporti vjetor i këtij institucioni ngjallën shpresën te punëtorët se më në fund u krijua një institucion, shtetëror, i cili do të përkujdeset, për ruajtjen dhe rritjen e kursimeve të tyre, dhe shfrytëzimin e këtyre mjeteve, në pjesën e tretë të jetës, me qëllim të përjetimit të një pleqërie sa më të rehatshme.

Në këtë, kohë të euforive optimiste askush dhe asgjë prej përcaktimeve të këtij institucioni nuk kontestonte, bile as emrin të cilin shumë qytetarë, e dëgjonin për herë të parë.

Por kur papritmas, në skenën botërore u paraqitën shenjat e krizës globale financiare, dhe bursat botërore të letrave me vlerë, filluan të shënojnë humbje, thua se, u shua e tërë shpresa optimiste e punëtorëve, dhe u rrënua krenaria dhe lavdia e punëtorëve menaxherial të trustit të kursimeve të cilët pohonin se “Mençuria e tyre profesionale është aq e merituar, sa që edhe kompensimet e tyre të rrogave përrallore janë plotësisht reale.”

Ata filluan, të arsyetohen se kriza, globale ishte e paparashikuar, dhe ecuritë në bursat financiare, shënuan kolapse të befasishme.

U harrua maksima e vjetër “ Se njerëzit të cilët kanë pas sukses në këtë jetë, janë ata të cilët kurrë nuk i kanë fajësuar rrethanat , por gjithmonë i kanë gjet ato, e atëherë kur nuk kanë mundur ti gjejnë, i kanë krijuar”.

Gjithashtu, askush, bile as prej zyrtarëve qeveritar, e as ata të Bankës qendrore nuk pohoi parimin themelor për vlerësimin e ecurive të bursave financiare se: “Parashikimi kohor i lëvizjeve të tregjeve të letrave me vlerë, bile edhe atëherë kur bëhet nga mendjet më të mprehta profesionale është propozim me mundësi të gjykimit për paraqitje të humbjes”.   Pra u vërtetua e thëna e  poetit Aristotle se “Pjesë e probabilitetit është edhe ajo se shumë gjëra të pamundshme do të ndodhin”.

BASHKËFAJTORËT E SHUMTË

“Forca nuk dëshmohet me goditjen e fortë por me goditjen e mençur”

Balzaku

Lajmet jo të volitshme nga bursat financiare, përpos shqetësimeve, normalisht sjellin edhe dilema për identifikimin e fajtorëve të cilët janë të  paguar, për ta mbrojtur subjektin nga goditjet negative të këtyre  lëvizjeve.

Për hir të qytetarëve të interesuar, dhe opinionit kureshtar profesional, me rrezik të gabimit, do të përpiqem ti numëroj fajtorët duke i radhitur sipas peshës së fajit  që e kanë:

Menaxherët ekzekutiv të Trustit dhe anëtarët e Bordit të këtij institucioni sepse:

Në mungesë të aftësisë personale profesionale, për marrje të qëlluar të vendimeve investive, janë bazuar kryesisht në vlerësimet e stafit ndërkombëtarë dhe rregullat jo të përpikta të bankës qendrore, si justifikim të qëndrimeve të tyre konformiste. Këtyre zotërinjve duhet të ju përmend këto parime:

“Të punuarit,me shoqërim të dilemës, se a thua vallë kjo punë të cilën jam duke e ushtruar më mbanë më afër objektivave të përcaktuara ?” dhe

“Ata të cilët nuk lexojnë nuk kanë kurrfarë përparësish ndaj atyre që nuk munden.”

Nëse, trendët negative të ecurive financiare, në tregjet ndërkombëtare, zgjasin aq shumë, pranë faktit, se nga 279 milion € të kursimeve të pensioneve 272 milion janë të investuar në këto tregje, atëherë, me qëllim të ikjes prej përgjegjësisë objektive, profesionale, është dashtë që të ndërmerren veprime të shpejta, për ndryshimin e strukturës së portfolios së këtyre investimeve, dhe të shpëtohet, bile pjesërisht rënja e vlerës së këtyre aksioneve. Në të kundërtën adresa e përgjegjësve kryesor, dihet mirëfilli.

Me qëllim që mos ti përsërisin gabimet e deritashme Menaxherëve dhe anëtarëve të bordit ju preferoj ti lexojnë këto libra :

The thrifty  Investor nga Crag Israelsen, Ph.D

Stock Market Strategies that Work nga Jake Bernstein dhe Elliot Bernstein

The new reality of wall street nga  Donald G.M. Coxe

Mutual Funds for Dummies nga Eric Tyson, MBA

Mutual Funds nga Seth C Anderson, Ph.d., CFA dhe Parvez Ahmed, Ph.D.

Mutual Funds: Your Money, Your choise… Take Control Now and Build Welth wisely nga Charles P. Jones, Edwin Gill

Banka qendrore e Republikës së Kosovës

Si institucion qendror mbikëqyrës dhe  rregulativ monetarë, në vend se të merret me plotësimin normativ të rregulativës së fondeve, Menaxherët e saj kënaqen duke i përcjell ecuritë pozitive të  fundit të tregjeve ndërkombëtare financiare, dhe duke dhënë vlerësime se “Nëse ato ecuri do të vazhdojnë të jenë edhe më tutje të tilla, atëherë do të rikthehet vlera e humbur e aksioneve ?!.

Po ku mbeten masat parandaluese të cilat ky institucion, ka qenë i detyruar ti ndërmerr konform nenit 25 të Ligjit për pensionet, aq më tepër kur vlera e aksioneve ra nga 1.22 € në 0.86 € .

Kemi rastin të lexojmë se me iniciativën e Guvernerit të bankës qendrore, në shtator të vitit 2008, Bordit të trustit të pensioneve ju sugjerua që ti ndërpresin investimet, e mëtutjeshme në fondet investive ndërkombëtare, dhe faktikisht Banka qendrore ndikoi që me “ angazhimet e veta”, ta çimentoj humbjen reale të trustit për tërë periudhën kohore derisa aksionet në këto bursa të mos e rikthejnë vlerën e tyre të mëparshme prej 1.22 € . Se sa do të jetë kjo humbje, më së miri, do ta kuptojnë ata qytetarë të cilët do të jenë të detyruar, që të pensionohen gjatë kësaj periudhe.

Nëse Menaxherët e bankës qendrore nuk janë në gjendje që ta alarmojnë Bordin e trusteve, se kanë  filluar trendët negative në tregjet financiare dhe ta përgatisin rregulativën, përkatëse për mbrojtje nga këto ecuri, atëherë shtrohet pyetja se vallë këta menaxherë a mund ti parashikojnë bile trendët pozitive të cilat janë shënuar në muajin Mars dhe Prill të vitit 2009, dhe ti sugjerojnë Bordit të Trustit, që kursimet e pensioneve të grumbulluara nga muaji shtator i vitit 2008 e deri në shkurt të vitit 2009 në Bankën qendrore të Kosovës në shumë prej rreth 60 milion € të investohen në këto fonde, ngase ky është parimi themelor i aktivitetit investiv për angazhimin e kapitalit financiar në bursat ndërkombëtare.

Megjithatë, jam i detyruar të ju sugjeroj, (natyrisht si alternativ) këtyre Menaxherëve se në mënyrë imediate duhet ta aprovojnë  një rregullore për strukturën adekuate të kapitalit të Trustit (e ngjashme me rregullin 1 të afarizmit të bankave), ngase ekonomistët e dinë se sa është e rëndësishme ruajtja e  ekuilibrit të përhershëm në mes të detyrimeve dhe kërkesave të një subjekti ekonomik ,për funksionimin e shëndosh dhe të pa lëkundshëm të tij.

Për këtë qëllim ju preferoj që me Direktivën juridike të propozuar, të parashihet detyrimi i fondit që së paku:

15 % e investimeve të kursimeve të qytetarëve të mbahen në tregjet e parave,

35 % e investimeve të kursimeve të investohen në Kosovë në veprimtaritë ekonomike me prioritet për shtetin, të cilat do të subvencionoheshin edhe nga fondi i ardhshëm për zhvillimin e Kosovës,

30 % në Hexh fondet ( Hedge Funds) dhe më së shumti

20 % në Fondet investive të aksioneve (letrave themeluese me vlerë).si dhe format e tjera të aseteve të korporatave ndërkombëtare financiare.

Kjo strukturë e angazhimit të mjeteve të kursimeve pensionale, duhet të përcillet rigorozisht, dhe për te Trusti të raportoj së paku një herë në muaj, te Banka qendrore e Republikës së Kosovës.

Lexuesit të rëndomtë do ti mbetesha borxh, po mos ta kisha shpjeguar nocionin, dhe funksionin e Hexh fondeve.

Pra Hexh fondet janë shoqëri private komandite të investimeve. Zakonisht, pranojnë risqe të mëdha të cilat menaxhohen në bazë të strategjive spekulative, të cilat në periudha afatgjate më së shumti e mbrojnë vlerën reale të investimeve, prandaj edhe menaxherët e këtyre fondeve shënojnë përfitime të mëdha. Me që hyrja në këto fonde kërkon angazhim të madh të kapitalit, atëherë banka qendrore, mund ta merr edhe rolin instruktiv, që ta udhëzoj Trustin për angazhimin kapitalit  të tij në më së shumti tri Hexh fonde me renome.

Kuvendi dhe Qeveria e Republikës së Kosovës

Si organe më të larta vendimmarrëse dhe ekzekutive të shtetit është dashtë që ti bëjnë transparente të gjitha ndikimet në procesin e vendimmarrjes në vetë Trustin e pensioneve ( të faktorëve ndërkombëtarë dhe vendor), me kusht që qytetarët e Republikës së Kosovës ta kuptojnë pafajësinë dhe pamundësinë e tyre eventuale.

Natyrisht, ndërmarrja e masave disiplinore, ndaj përgjegjësve të Trustit të kursimeve pensionale, dhe përgjegjësve të Bankës qendrore, do ta kishte rritur besimin e këtyre institucioneve më të larta të shtetit, së paku te elektorati i vetë zgjedhor.

Megjithatë, edhe nëse do ti kishin ndërmarr masat e përmendura këto institucione shtetërore nuk do të mund të laheshin plotësisht, nëse kemi parasysh, vetëm vonesën e fundit, për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të TKPK, dhe faktin se në mesin e kandidatëve të përzgjedhur nuk kemi emra të dëshmuar të ekspertëve të cilët i njohin ecuritë e bursave ndërkombëtare, kurse në mesin e kandidatëve për anëtarë të bordit ishte edhe një individ i cili është shumë i suksesshëm pikërisht në menaxhimin e Hexh fondeve në wall street të SHBA-ve. Atëherë del se prof. Safet Merovci , para disa ditëve në një konferencë për shtyp kishte të drejtë kur konstatoi se “Qeveria e Kosovës e zgjedh të njëjtin ekip ndërkombëtar, po të njëjtit njerëz që janë përgjegjës për humbjet e trustit.” Dhe në vazhdim shton “ Që ironia të jetë më e kompletuar është përkujdesur qeveria dhe kuvendi i Kosovës, sepse përfaqësues të punëtorëve janë zgjedhur pikërisht ata që i përfaqësojnë interesat e biznesit, e jo të punëtorëve”. Pra fajtor nuk është vetëm ai i cili e kryen veprën, por edhe ai i cili e ndihmon kryerjen.

S’KA ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM PA STANDARDIZIMIN E TERMINOLOGJISË SË EKONOMISË NË GJUHËN SHQIPE

Është ky titull i huazuar nga një faqe e internetit të artikullit shumë të qëlluar të autorit Isa Mulaj në të cilin mund të futen edhe shumë terma të huaj të cilat tashmë me të madhe po përdoren në gjuhën e përditshme nga zhargoni i aktivitetit të Trustit të kursimeve të pensioneve të Kosovës dhe të Rregulloreve të përkthyera të Bankës qendrore.  Emërtimi konfuz shpesh krijon huti e cila e topitë tehun e aktivitetit kreativ dhe i venë aktorët para situatës së turbullt, e cila përndryshe kërkon reagim të shpejtë dhe efektiv.

Së pari dëshiroj ta kontestoj vetë emërtimin “ Trusti i kursimeve pensionale të Kosovës” . Në shumicën e fjalorëve Anglisht – Shqip dhe fjalorëve të terminologjisë  Anglisht –Anglisht lexuesi mund ta gjejë përafërsisht shpjegimin e njëjtë, por unë e kam parapëlqyer shpjegimet e prof. Pavli Qeskut të dhënë në faqen 1816 të fjalorit Anglisht- Shqip të botuar në Tiranë në vitin 2002 ku ai thotë:

Trust (trλ st), em. Besim; mirëbesim. Dhe në vazhdim… To hold a property in trust for s.o. administroj si kujdestar pasurin e dikujt. Prandaj propozoj që trusti i kursimeve pensionale të Kosovës ta mbaj njërin prej këtyre tri propozimeve të emërtimeve:

-Administrata e Fondit të pensioneve të Kosovës,

- Fondi i pensioneve të Kosovës ose

- Fondi i mirëbesimit të pensioneve të Kosovës.

Propozimet e dhëna i vlerësoj si të drejta edhe nga fakti se ky institucion është i themeluar në bazë të kontributeve të detyrueshme të punëtorëve dhe punëdhënësve, dhe këta të fundit nuk duhet në asnjë mënyrë ta bartin riskun e të investuarit. Shpresoj se emërtimet e propozuara na krijojnë asociacione më bindëse, se nuk është fjala për një institucion vullnetar financiar, por për një institucion qeveritar, risku investiv i të cilit duhet të bie mbi buxhetin e konsoliduar të Kosovës.

Me një rast tjetër autori i këtij artikulli do të përpiqet ti shqipëroj shumë nocione të Rregullave të bankës qendrore të cilat zgjojnë konfuzione plotësuese të cilat me shprehjet e tyre në gjuhën Angleze ose me përkthimin joadekuat profesional, e ngushtojnë fushën e rregullimit normativ dhe e bëjnë normën juridike të paramenduar të pazbatueshme.(Autori është aktualisht kryetar i degës së Shoqatës së ekonomistëve të Kosovës për Prizren, përndryshe ka qenë punëtor shumëvjeçar i sistemit të atëhershëm të bankave të Kosovës “Bankkos”

Pas luftës punoi në disa kompani të sigurimeve. Ishte udhëheqës i procesit të arsimimit në ndërmarrjen Austriake për fondet ndërkombëtare financiare E&S. Tani punon si analist financiar i pavarur (Free-lanse) ,dhe shpesh merret me analiza të tilla makro dhe mikro financiare)

ANALIZË: MUNDËSITË E RRITJES EKONOMIKE TË KOSOVËS
ANALIZË: MUNDËSITË E RRITJES EKONOMIKE TË KOSOVËS

“Revolucioni Industrial nuk ishte një episod me fillimin dhe fundin e tij…,Ai edhe më tutje vazhdon.

E.J. Hobsbawm, Epoka e Revolucionit”

Teoritë e rritjes ekonomike

Të fillojmë me përkufizimin e rritjes ekonomike: Rritja ekonomike paraqet shtrirjet e potencialeve ekonomike të BPV (Bruto produktit vendor) ose ndryshe thënë të Prodhimit Kombëtar. Vështruar nga shumë kënde, rritja ekonomike ndodh atëherë kur

Prodhimi kombëtar – Kufijtë e mundësive të zhvendosen përpara.

Një nocion më për së afërmi i lidhur për rritjen ekonomike është rritja e normës së prodhimit per capita (për kokë banori). Kjo paraqet normën  me të cilën bëhet rritja e standardit jetësor të vendit. Vendet e ndryshme janë para së gjithash të lidhura me rritjen e prodhimit per capita sepse kjo shpie deri te rritja e mesatares së të ardhurave kombëtare.

Me qëllim të përqendrimit të vëmendjes në Kosovë, të shohim se cilat janë modelet afatgjate të rritjeve ekonomike në vendet me  të hyra më të larta Kombëtare? Tabela e më poshtme paraqet historinë e rritjes ekonomike qysh nga viti 1870 për 16 shtete me të ardhura të larta kombëtare duke i përfshirë edhe shtetet e Amerikës veriore dhe të Evropës perëndimore mandej Japoninë dhe Australinë.

Norma e rritjes mesatare vjetore

Periudha               BPV           BPV për një                orët e tërësishme

Orë pune                     të angazhimit                  fuqia punëtore

1870-1913                2.5                       1.6                                0.9                                       1.2

1913-1950                1.9                       1.8                                  0.1                                       0.8

1950-1973                4.8                     4.5                                 0.3                                       1.0

1973-1996                2.6                      2.1                               0.5                                          1.1

Gjatë shekullit të fundit, Shtetet me të ardhura më të larta kombëtare sikurse që janë SHBA-të, Gjermania, Franca dhe Japonia kanë shënuar një rritje rapide. Të ardhurat kombëtare të tyre janë rritur shumë më shpejtë se angazhimet e fuqisë punëtore, duke shprehur kështu rritjen e kapitalit dhe përparimin e teknologjisë. [Burimi i të dhënave: Angus Maddison, Fazat e zhvillimit të Kapitalizmit (Oxford, 1982) të freskuara nga vetë autorët nga të dhënat e Maddisonit, të Bankës Botëroredhe publikimeve të tjera]

Nga tabela e më sipërme vërejmë një rritje të qëndrueshme të produktit kombëtarë gjatë periudhave të përmendura. Të dhënat më të rëndësishme për standardin jetësor janë

rritjet e produktit kombëtarë për një orë të angazhimit të fuqisë punëtore, të cilat janë të lidhura ngushtë me rritjen e standardit jetësor. Gjatë tërë periudhës së përmendur, produkti për një punëtor është rritë me një normë mesatare prej 2.4 % në vjet.

Cilat ishin forcat më të mëdha të cilat qëndronin pas këtyre rritjeve? Çfarë duhet të bëjnë organet qeveritare për përshpejtimin e normave të tyre të rritjes ekonomike? Dhe çfarë janë parashikimet për shekullin e XXI-të, lidhur me ngadalësimet e caktuara të rritjes së produktivitetit në tri dekadat e fundit, krahas shtrëngimeve gjithnjë e më të forta të mundësive ambientale ?

Këto  janë çështje të cilat  duhet analizuar me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve optimale, dhe sfida  me të cilat duhet të përballen organet qeveritare .

Pra, rritja ekonomike përfshin rritjen e produktit potencial kombëtarë  brenda një periudhe të gjatë. Dhe nga ky konstatim del se rritja e produktit për capita duhet të jetë një objektiv i rëndësishëm i qeverisë së Kosovës sepse atë e përcjell rritja e mesatares së të ardhurave kombëtare dhe rritja e standardit jetësor.

Katër rrotat e rritjes ekonomike

Cila është receta e rritjes  ekonomike ? Të fillojmë me  thënien se “ shumë rrugë shpijnë në Romë”. Ekzistojnë shumë strategji të sukses-shme në drejtimin e rritjes ekonomike të vetë-qëndrueshme. Britania e madhe psh., është bërë liderë ekonomik botëror në vitet 1800  duke i pri në revolucionit Industrial, me zbulimin e makinës me avull dhe të hekurudhës, dhe duke e favorizuar tregtinë e lirë. Japonia, në dallim prej Britanisë së madhe, kyçet në garën e rritjes ekonomike më vonë. Shënimi i saj bëhet duke kopjuar teknologjitë e huaja dhe duke e mbrojtur industrinë vendore nga importi dhe mandej duke zhvilluar njohurit profesionale të prodhimit të elektronikës.

Ndonëse rrugët e tyre individuale ekonomike mund të ndryshojnë, të gjitha strategjitë e shteteve të cilat kanë shënuar rritje rapide ekonomike përmbajnë disa cilësi

të përgjithshme të rritjes. Proceset e njëjta themelore të rritjes dhe zhvillimit ekonomik të cilat na ndihmojnë për ti kuptuar këto ecuri në Britani të madhe dhe në Japoni sot janë në veprim në shtetet në zhvillim sikurse që janë Kina dhe India. Natyrisht, ekonomistët të cilët i kanë studiuar strategjitë e zhvillimit janë pajtuar se makina e progresit ekonomik qëndron në katër rrotë të njëjta, pavarësisht nga fakti se shteti përkatës a është i pasur ose i varfër.

Këto katër rrotë ose faktorë të rritjes, janë:

Burimet njerëzore (oferta e fuqisë punëtore, arsimimi i tyre, disiplina e punës dhe motivimi)

Pasurit natyrore (Toka, pasurit minerale, energjia, koncepti ekologjik )

Infrastruktura e Kapitalit. (Rrugët, fabrikat, makinat etj.) dhe

Niveli teknologjik (Shkenca, projektimi, menaxhmenti dhe ndërmarrësia)

Zakonisht, ekonomistët i shtrojnë me shkrim raportet e të ashtuquajturit funksion i prodhimit agregat (ose FPA ), i cili e lidh produktin e përgjithshëm kombëtar me angazhimet e kapitalit dhe teknologjinë përkatëse. I vështruar nga pikëpamja algjebrike ky funksion është kështu:

Q = TF (K, P, N )    ku

Q- paraqet produktin kombëtarë

T- Nivelin teknologjik të një vendi

F-  Funksionin e prodhimit, kurse brenda kllapave janë elementet e këtij ekuacioni dhe atë:

K- Shërbimet prodhuese të kapitalit

P- Angazhimet e fuqisë punëtore dhe

N- Angazhimet e burimeve natyrore.

Duke u rritur angazhimet e Kapitalit, të fuqisë punëtore dhe të burimeve të pasurive natyrore, ne duhet të presim që edhe produkti kombëtar të rritet, ndonëse angazhimet e inputeve të përmendur shprehin tendencë rënëse të përqindjes së kthimit të tyre me rastin e angazhimit të inputeve plotësuese të faktorëve të prodhimit.  Megjithatë ne mund të mendojmë për rolin e teknologjisë si shtytës të produktivitetit të faktorëve të inputeve. Produktiviteti paraqet raportin e produktit kombëtar ndaj sasisë së inputeve të angazhuara. Duke u përsosur teknologjia nëpërmjet të zbulimeve të reja, ose nëpërmjet të përvetësimit të teknologjive nga bota e jashtme , krijohen kushte në vend për prodhimin e sasisë më të madhe të produktit kombëtar, me nivel të njëjtë të angazhimit të inputeve.

Burimet njerëzore

Angazhimet e fuqisë punëtore kanë të bëjnë me kuantitetin e punëtorëve si dhe me aftësitë e fuqisë punëtore. Shumë ekonomistë besojnë se kualiteti i angazhimit të fuqisë punëtore – aftësitë, dituritë dhe disiplina janë elementet e vetme, më të rëndësishme për rritjen ekonomike. Vendi mund të blejë kompjuter të shpejtë, mjete bashkohore të telekomunikacionit, pajisje të përsosura për gjenerimin e energjisë elektrike dhe fluturake hipersonike të luftës. Megjithatë, këto të mira kapitale mund të epin efekte të përdorimit dhe mund të mirëmbahen vetëm nga punëtorët e aftësuar dhe të ushtruar. Përmirësimet, thënë falë për fjalë, shëndeti dhe disiplina e punëtorëve si dhe në kohë të fundit zotësia për përdorim të kompjuterit janë nevoja të mëdha për rritjen e produktivitetit të fuqisë punëtore.

Pasuritë natyrore

Faktori i dytë klasik i produktivitetit janë pasurit natyrore. Burime të rëndësishme këtu janë; tokat pjellore, pasurit nëntokësore, pasurit e pylltarisë, ujërat etj. Disa vende me të ardhura të larta sikurse që është Kanada dhe Norvegjia kanë shënuar rritje para së gjithash në bazë të posedimit të hapësirave pjellore dhe të ardhurave të larta të realizuara nga bujqësia, peshkataria dhe pylltaria. Ngjashëm me to SHBA-të, falë tokës së tyre pjellore, gjenden në grupin e vendeve të cilat janë prodhuese dhe eksportuese më të mëdha të drithërave.

Por posedimi i pasurive natyrore, nuk është kusht i domosdoshëm për shënimin e sukseseve në ekonomi, në botën moderne. Qyteti i Nju Jorkut ka prosperuar falë para së gjithash dendësisë së lartë të shërbimeve industriale. Shumë vende, si p.sh Japonia praktikisht nuk kanë pasuri natyrore por janë duke lulëzuar falë koncentrimit të tyre në ata sektorë të ekonomisë të cilët varen më shumë nga fuqia punëtore e specializuar dhe Kapitali e jo nga burimet natyrore të vendit. Vërtetë, Hong Kongu i vogël , me një pjesë të parëndësishme të tokës pjellore krahasuar me Rusin e pasur, faktikisht ka një vëllim më të madh të tregtisë ndërkombëtare se sa ky vend i madh.

Infrastruktura e Kapitalit

Infrastruktura e kapitalit përfshinë pasuritë sikurse që janë: Rrugët dhe uzinat e mëdha si    dhe pajisjet e ndryshme të punës si: mjetet e transportit, kompjuterët dhe stoqet e llojllojshme të veglave. Prandaj, rrëfimet më dramatike në historinë e zhvillimit ekonomik zakonisht janë të lidhura me akumulimin e kapitalit. Në shekullin e XIX, hekurudhat transkontinentale të Amerikës veriore e bartën veprimtarin intensive ekonomike në brendi të vendit, i cili deri atëherë jetonte pothuajse në izolim. Në shekullin e fundit valët e zbulimeve në industrinë e automobilizmit, rrugët dhe uzinat e fuqishme ndikuan në rritjen e produktivitetit dhe ofruan një infrastrukturë të kapitalit i cila solli deri te paraqitja e një industrie të re .

Shumë ekspertë besojnë se kompjuterët dhe informatat e shpejta do të ndikojnë në rrjedhat ekonomike të shekullit XXI në atë mënyrë sikurse që ndikuan  hekurudhat dhe autostradat në kohërat e mëparshme.

Të akumuluarit e kapitalit, siç e dimë  kërkon sakrifica  të konsumit vijues përgjatë shumë viteve. Shtetet të cilat shënojnë rritje në mënyrë rapide përkujdesen për të investuar kryesisht në të mirat e reja kapitale ; në vendet me rritje më të lartë ekonomike,10 deri 20 % e produktit kombëtar ndahet për formimin e Kapitalit neto. Bile shumë ekonomistë besojnë, se normat e ulëta të kursimit kombëtar në SHBA- vetëm 2 % të produktit kombëtarë në vitin 1999- paraqesin një problem të madh për vendin.

Kur të mendojmë për kapitalin, ne nuk duhet të përqendrohemi vetëm në kompjuterë dhe fabrika. Shumë investime do të ndërmerren vetëm nga qeveritë dhe ato vendosin kornizën për sektorin privat në lulëzim. Këto investime janë quajtur Kapitali i përgjithshëm shoqëror dhe konsistojnë në një shkallë të gjerë të projekteve të cilat i paraprijnë tregtisë dhe aktivitetit tjetër ekonomik Rrugët,  sistemi i ujitjes, Industria ekstraktive, Prodhimi i energjisë, projektet e ujësjellësit për sigurim të ujit të pijes si dhe masat e ndryshme për ofrimin e shërbimeve të shëndetit dhe arsimit publik janë shembujt më të rëndësishëm në këtë drejtim. Përmbushja e të gjitha këtyre nevojave kërkon investime të mëdha të cilat tentojnë të jenë të “pandashme”, ose të mëdha,dhe ndonjëherë  bile të kenë edhe shkallë të caktuar të kthimit. Këto projekte përgjithësisht përfshijnë kursimet e huaja, ose  tepricat investive të cilat ndërmarrjet private nuk mund ti mbulojnë, prandaj qeveria duhet të “intervenoj” me qëllim të krijimit të bindjes se këto shpenzime të përgjithshme  ose investime në infrastrukturë janë ndërmarrje të efektshme. Disa investime , sikurse që janë transporti e në veçanti ai hekurudhor dhe sistemet e komunikimit (Rrugor, elektronik etj ), përfshijnë “sistemet e rrjetave” të jashtme në të cilat produktiviteti varet drejtpërsëdrejti nga numri i shfrytëzimit të popullatës.

Ndryshimet teknologjike dhe inovacionet

Përveç tre faktorëve, tashmë të përmendur klasik të zhvillimit, edhe avancimi i teknologjisë është dëshmuar si element i katërt vital për rritjen e standardit jetësorë. Vështruar historikisht, rritja ekonomike nuk ka qenë një proces i thjesht i përsëritjeve, duke ngritur radhë të fabrikave të çelikut, ose uzina tjera të mëdha pranë njëra tjetrës, por ajo ishte fluksi i pashterur i investimeve dhe avancimeve teknologjike të cilat çuan deri te rritja e mundësive të prodhimit në Evropë, Amerikën veriore dhe Japoni.

Sot ne jemi dëshmitarë të një shpërthimi të teknologjive të reja , në veçanti në fushën e informatikës, mandej elektronikës përgjithësisht dhe të shkencave të tjera jetësore. Por kjo nuk është hera e parë kur shoqëria Amerikane ka qenë e tundur nga invencionet fundamentale. Energjia elektrike , radio difuzioni, industria e automobilizmit dhe teknologjia televizive gjithashtu kanë qenë në mënyrë rapide të shpërndara nëpër ekonominë Amerikane gjatë etapave të mëparshme të zhvillimit.

Ndryshimet teknologjike shënojnë ndryshime në procesin e prodhimit ose paraqesin produkte apo shërbime të reja. Procesi i inovacioneve i cili ka ndikuar me të madhe në rritjen e prodhimit ka qenë i përbërë prej  zbulimit të makinës me avull, gjeneratorëve për prodhimin e energjisë elektrike, aeroplanëve të mëdhenj,  dhe makinave të faksit. Invencionet fundamentale të prodhimit përfshijnë gjithashtu edhe telefonin, radion, fluturaket, fonografët, televizionin, mikroprocesorët dhe RVK (rekorderët e videokasetave).

Zhvillimet më dramatike teknologjike të kohës sonë janë ngjarjet në fushën e elektronikës dhe kompjuterizimit, ku sot laptopi i hollë mund tia kaloj kompjuterëve më të shpejtë të viteve të 9o-ta. Këto zbulime paraqesin shembujt më spektakular të ndryshimeve teknologjike. Megjithatë, avancimi teknologjik është faktikisht një proces i vazhdueshëm i përmirësimeve të vogla dhe të

mëdha, e cila gjë dëshmohet me faktin se SHBA-të lëshojnë rreth  100.000 patenta të reja në vit dhe miliona përsosje të tjera të vogla të cilat tashmë konsiderohen si një proces rutinor i ekonomisë moderne.

Për shkak të rëndësisë së tij për rritjen e standardit jetësorë, ekonomistët shumë gjatë e kanë menduar mënyrën se si të inkurajohet progresi teknologjik Shpejtë është bërë e kartë,se ndryshimi teknologjik nuk është procedurë mekanike e gjetjes së thjeshtë të produkteve dhe proceseve më të mira. Përkundrazi, inovacionet rapide kërkojnë përforcimin e frymës së ndërmarrësisë. Merrni parasysh industrinë e internetit e cila është duke lulëzuar sot- një industri e cila është duke e riformuar pasqyrën e biznesit përgjithësisht dhe të tregëtis me pakicë në veçanti. Pse po lulëzon fryma e ndërmarrësisë në Amerikë? Ndër shkaqet kyçe janë: kultivimi i një fryme të informacioneve të hapura, mungesa e regulacioneve (Ligjeve) rigoroze dhe joshja e profitit të tregut të lirë në teknologjinë e  silikut.

Institucionet, stimulimet, dhe inovacionet

Vështruar në një afat të gjatë, rritja e produktit dhe e pasurisë botërore ka ardhë për shkak të, para së gjithash përmirësimeve  në njohuritë aplikative. Sidoqoftë, institucionet për promovimin e kërkimeve dhe zbulimeve si dhe përhapjen e njohurive shkencore, krahas të cilave edhe stimulimet për përkushtim të përpjekjeve tona njerëzore të bëra në këtë drejtim, historikisht kanë qenë vonë të zhvilluara – gradualisht në Evropën perëndimore gjatë 500 vjetëve të fundit. Kjo çështje ka qenë më shprehimisht e argumentuar nga William Baumol:

Muzeu i Aleksandrisë ka qenë qendër e inovacioneve teknologjike gjatë perandorisë Romake.

Nga shekulli i parë para lindjes së Krishtit, ky qytet ka qenë i njohur për praktikisht çdo formë të makinave tërheqëse, të cilat përdoren sot, duke e përfshirë edhe makinën me avull të punës. Por këto me sa duket përdoreshin në sasitë e nevojshme vetëm për të përgatitur dhe prodhuar lodrat. Makina e avullit është përdorur për hapjen dhe mbylljen e dyerve të tempullit.

Baumoli dhe historiani i ekonomisë Joel Mokyr argumentojnë se inovacionet varen më së shumti nga zhvillimi i sistemit të stimulimeve dhe institucioneve përkatëse. Ata në veçanti e theksojnë rolin e ndërmarrësisë, sistemin e patentave dhe sistemin themelor normativ (Ligjor) për harmonizimin e kontesteve të cilat lindin për nxitjen e inovacioneve.

Receta për rritjen ekonomike të sistemit shoqëror të Republikës së Kosovës

Bazuar në përvojat pozitive të shteteve tashmë të zhvilluara, në drejtim të rritjeve ekonomike të shënuara në periudhat paraprake të cilat u përmendën më lartë në një anë, dhe duke i marr parasysh edhe specifikat ekzistuese të momentit aktual të sistemit ekonomik të Republikës së Kosovës në anën tjetër, konsideroj se nevojat imediate të prioriteteve zhvillimore të vendit përqendrohen në ndërmarrjen e këtyre masave:

Masat ekonomike për zvogëlimin e papunësisë,

Masat ekonomike për shfrytëzimin sa më racional të pasurive natyrore,

Masat ekonomike për mobilizimin maksimal të kapitalit financiar të punëtorëve tonë në diasporë, si dhe shfrytëzimin sa më racional të kredive kualitative të bankave komerciale të huaja dhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare financiare, për përkrahjen e projekteve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të cilat i kontribuojnë stabilizimit të ekonomik dhe politik të Ballkanit.,

Masat ekonomike për krijimin e kushteve të volitshme, për tërheqjen e investimeve të huaja, të cilat do të orientoheshin në veprimtarit ekonomike për prodhimin e energjisë elektrike, në ndërtimin e infrastrukturës rrugore dhe në ato të ndërtimit të lartë si dhe në revitalizimin e industrisë bazike të nxjerrjes së metaleve,

Masat ekonomike për stimulimin e inovacioneve dhe ruajtjen e të drejtave të autorësisë, të patentave ,të licencave si dhe të “good will-it”

Masat ekonomike për krijimin e ndërmarrjeve mikste për ofrim të shërbimeve publike sidomos të atyre të veprimtarive arsimore dhe shëndetësore si dhe

Masat ekonomike për krijimin e bursës kombëtare për qarkullimin sa më të shpejtë të aksioneve të pronës dhe kapitalit financiar dhe formimin e një institucioni financiar qeveritar për përkrahjen e prioriteteve të veprimtarive ekonomike të zhvillimit (government credit agency ).

Masat e përmendura do të japin efekte të plota, dhe do të jenë reciprokisht të komplementueshme vetëm nëse të gjitha subjektet ekzistuese ekonomike do ti ndajmë drejtë në së paku katër grupe dhe atë:

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme private, të cilat zhvillojnë aktivitete ekonomike prodhuese dhe shërbyese të trajtuara si prioritare, për zhvillimin e ekonomisë së Republikës së Kosovës sikurse që mund të jenë: Ndërmarrjet e veprimtarive bujqësore, turistike dhe zejtare,

Ndërmarrjet tregtare dhe ndërmarrjet e shërbimeve të larta profesionale si ato të: konsaltingut, projektimeve dhe informatikës,

Ndërmarrjet publike, të orientuara kah veprimtaritë ekonomike me strukturë të lartë të kapitalit sikurse që janë: Minierat, Ndërmarrjet publike të prodhimit të energjisë elektrike, ngrohjes dhe ato të ujërave duke i përfshirë ndërmarrjet e  ujësjellësit publik dhe ndërmarrjet e irigacionit si dhe ndërmarrjet rrugore të transportit, në veçanti hekurudhat e Kosovës si dhe

Ndërmarrjet e postës dhe telekomunikacionit.

Grupi i parë dhe i dytë i subjekteve ekonomike duhet të stimulohet maksimalisht me masat sistemore të Ligjeve në fushën e politikës fiskale, doganore, financiare dhe administrative të shtetit, nëpërmjet të cilave do të nxitet edhe ardhja e akumulimit të kapitalit financiar të diasporës.

Në këtë grup të masave bëjnë pjesë edhe:

Marrëveshjet diplomatike,me shtetet e zhvilluara të perëndimit, të cilat tashmë e kanë njohur Republikën e Kosovës, për punësim të përkohshëm të fuqisë së re punëtore të pakualifikuar ose edhe të asaj me kualifikim të ulët zejtar në ekonomitë e këtyre vendeve.

Zbatimi i përpiktë i dispozitave të Ligjit për arsimin dhe aftësimin profesional të Kuvendit të Kosovës  (të  aprovuar me 23. shkurt të vitit 2006).dhe zbatimi i drejtë i Standardeve ndërkombëtare për klasifikimin e arsimit (ISCED ) të vitit 1997.

Investimet në grupin e tretë të ndërmarrjeve duhet të bëhen kryesisht duke i joshur investitorët e huaj, nëpërmjet të masave stimuluese të koncesionit, dhe të lehtësirave të tjera administrative me qëllim të krijimit të përparësive komparative në regjion.

Kurse ndërmarrjet e grupit të katërt, duhet mirë të menaxhohen, sipas mundësisë sa më shpejtë të privatizohen, kurse nëpërmjet të futjes edhe të Operatorëve të rij të krijohet një treg sa më kompetitiv, i cili do të ndikonte në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe uljen e dukshme të çmimeve të tyre.

Secila prej masave të përmendura nënkupton nxjerrjen e Ligjeve të caktuara, për të cilat Autori i këtij artikulli do të paraqitet me një analizë të sërishme, sepse elaborimi i tyre do të nënkuptonte një prononcim më përmbajtjesor të lidhur me parashikimin e efekteve të çdo mase të përmendur, dhe ndërrimin e mënyrës së të menduarit dhe të vepruarit të çdo qytetari të Republikës së Kosovës.

Tash për tash mjafton të përmendet e thëna e Ekonomistit të njohur amerikan Roger Von Oech në veprën e tij “Përpjekjet në anën e Kokës” ku ai thotë: “Është lehtë të arrihet deri te ideja e re, por gjëja më e vështirë qëndron në largimin e shprehisë së vjetër e cila në të kaluarën ka dhënë efekte të mira për ju, por që shumë shpejtë do të demodohet”.

(Autori i këtij artikulli, aktualisht është Kryetar i shoqatës së ekonomistëve të Kosovës dega në Prizren, dhe profesor i rregullt në qendrën për arsimimin profesional të të rriturve “Kolping-Kosova” ku ligjëron lëndën e Biznesit Modern )

Prizren, Prill 2008

LLOJET MË TË BEGATA TË INVESTIMEVE
LLOJET MË TË BEGATA TË INVESTIMEVE

Artikujt në vazhdim do të trajtojnë procesin e të investuarit, të shkruar në veçanti për qytetarët e Kosovës të cilët dëshirojnë të jenë investitorë të begatë.

Investitorët e begatë përqëndrohen në vlerat afatgjatë dhe solucionet atraktive të investimeve, e jo në strategjitë afatshkurtëra dhe spekulative. Së këndejmi, artikujt në vazhdim nuk do ti shqyrtojnë shemat e aksioneve të tregut të letrave me vlerë për arritjen e shpejtë të pasurisë ose taktikat ditore të tregëtimit.

Vështruar, në një rrafsh më të gjerë, të investuarit e begatë mund të krahasohet me garën e vrapimit në maraton. Vrapi i shpejtë, në start të garës, ofron një moment të shkurtër të lavdisë, por megjithate gara i takon garuesve të cilët janë të gatshëm ta zbatojnë një plan të disiplinuar prej startit e deri në finish dhe të cilët e përballojnë garën deri në fund. Në këtë mënyrë, procesi i të investuarit i shpërblen ata të cilët i përballojnë përjetimet e ngritjeve dhe rënieve të vlerave në tregun e aksioneve.

Investitori i begatë është gjithashtu një person i cili është largpamës, ose me fjalë të tjera ekonomikisht i mençur. Por e tërë mençuria në botë nuk e kryen punën përderisa atë nuk e shoqëron edhe aktiviteti përkatës.

Investitorët e begatë duhet të kenë vullnet që ta fillojnë një proces të vërtetë të investimit. Shumë investitorë lakmiqarë brengosen për atë se investimi i tyre a do ti realizojë parashikimet, ose ata merren me të shqyrtuarit e pafund të shumë mundësive të investimit, pa u përcaktuar kurr për ndonjërën prej tyre. Trajtimi i tillë quhet “të paralizuarit me të analizuar”. Këshilla ime do të ishte: shqyrtoni opcionet e juaja dhe filloni realizimin e tyre. Kryeni detyrat dhe mundësoni realizimin e qështjeve. Të investuarit mesatar është shumë më i mirë sesa të përmbajturit nga procesi i të investuarit. Pritja për investime perfekte do të ishte pritje e gjatë.

Synimi themelor i artikujve në vazhdim është që të ju ndihmoj juve për ta filluar një program investiv i cili i përballon restrikcionet e një investimi mbase më të begatë. Nëse ju tashmë e keni filluar ndonjë proces të investimit, këta artikuj do të ju ndihmojnë juve ta sofistifikoni stategjinë e juaj investive.

Të investuarit është barrë për disa dhe magjepës për të tjerët. Njohja e të vërtetës, me gjasë është e vogël te që të dy palët e qytetarëve. Shumë qytetarë investojnë sepse ata e ndiejn nevojën për këtë, e jo sepse me të vërtetë e dëshirojnë këtë. Të tjerët, sidomos viteve të fundit, nxiten nga fenomeni i të përfituarit në tregjet e aksioneve, e cila gjë duket si mundësi plotësuese e të investuarit. Megjithatë, ekziston një numër i madh i qytetarëve të cilët thjesht ende nuk e kan filluar procesin e të kursyerit për ardhmërinë (dmth. të investuarit) për shumë shkaqe: mosposedimi i parave të mjaftueshme për të filluar (ata mendojnë),  mosposedimi i njohurive se në çka duhet të investojnë ose kend duhet ta kontaktojmë për të marrë informata të drejta, e cila gjë i shpie në “paralizim nga të analizuarit” e kështu me radhë. Nëse cilado qoftë prej këtyre qështjeve ju duket interesante atëherë përqëndroni vëmendjen në artikujt pasues.

Investitori i begatë mund ti identifikoj investimet (në aksione dhe në fondet e përbashkëta investive) të cilat kan gjasa të realizohen konform mundësive buxhetore të tij – pavarësisht se sa i madh ose i vogël është ky buxhet. Ai gjithashtu do të ofrojë informata të nevojshme me qëllim që të ju ndihmoj juve që ti kuptoni alternativat e ndryshme të investimeve, dhe mandej ti planifikoni hapat e nevojshëm për tu kyçur në fillimin për kyçjen e vërtetë në një llogari investuese – qoftë ajo për ju, për fëmijët e juaj ose për që të dytë. Më lejoni rishtas ta përsëris – artikujt e ardhshëm do të fokusohen në format e të investuarit të cilat mund të realizohen nga buxheti i secilit qytetar-.

MAGJIJA E TË INVESTUARIT

Qështja qëndron në këtë: Ne i investojmë paratë sepse besojmë se investimi i ynë do të rritet në vlerë. Ne mund të investojmë për sigurimin e pensionit në periudhën e ardhshme, për arsimimin e fëmijëve tanë ose për dedikimet e tjera të cilat vetë mund ti emërtojmë. Pa dyshim, ne besojmë se investimi i parave është i domosdoshëm me qëllim që ta mbrojmë vlerën e tyre nga efektet e ndryshme të zhvlerësimit. Me gjasë ne pajtohemi me thënien e Albert Einstein – it (1879 – 1955) i cili thotë “forca më e fuqishme në univerz është interesi i përbërë”.

Tani unë besoj se Einsteini e ka bërë këtë koment me lehtësi. Megjithate, ai i referohet parimeve matematikore të njohura si rritje eksponenciale. Rritja eksponenciale është gjë e mirë kur të zbatohet në investime! Por rritja eksponenciale kërkon kohë. Përbërësi më i rëndësishëm në një plan investiv të suksesshëm është KOHA. Nëse ofrohet kohë e mjaftueshme, atëherë paraja e investuar rritet në mënyrë eksponenciale, dhe kjo gjë është ajo e cila investimet i bënë të vlerëshme, veçanërisht në periudhë të gjatë. Periudha investuese fillon të bëhet “afatgjatë” pas dhjetë ose më tepër viteve.

Një pyetje e njohur është: “në çka duhet të investoj”? Përgjegjja e plotë bëhet shpejtë e komplikuar. Ja përgjegjja e shkurtër. Nëse ju mund ti angazhoni paratë e juaja për një kohëzgjatje së paku pesë deri shtatë vjeqare, ju mund ti shqyrtoni mundësitë e të investuarit në fondet e përbashkëta investive të aksioneve dhe me gjasë në aksionet individuale. Kështu, objektiv i këtyre artikujve në vazhdim është që të ju ndihmoj juve që të mësoni sa më shumë lidhur me:

Të investuarit në fondet e përbashkëta investive të aksioneve dhe

Të investuarit  drejtpërsëdrejti në planet e blerjes së aksioneve (blerja e aksioneve drejtpërsëdrejti nga kompanitë).

FONDET E PËRBASHKËTA INVESTIVE

Na paraqitet nevoja ti shqyrtojmë fondet e përbashjkëta investive. Për shumë investitorë, qofshin ata të mëdhenjë ose të vegjël, fondet e përbashkëta investive paraqesin bazën e planit të tyre investiv. Fondet e përbashkëta investive janë mjet i shkëlqyeshëm. Kur fondet e përbashkëta investive janë në mënyrë racionale të përfshira në portfolion me synime të qarta investive rezulltat i kësaj është shpërblimi përkatës. Ta diskutojmë këtë qështje në formë të pyetjeve dhe përgjegjeve.

Çka është fondi i përbashkët investiv?

Fondi i përbashkët investiv është një kompani investuese e cila investon paratë e grumbulluara për interes të individëve dhe të institucioneve përkatëse. Fondet e përbashkëta investive me paratë e grumbulluara të investitorëve i blejnë dhjetra mbase edhe qindra lloje të aksioneve, fletëobligacioneve ose të letrave të tjera me vlerë. Fondet e përbashkëta investive ju ofrojnë investitorëve të vegjël mundësinë që ti angazhojnë mjetet e tyre në një portfolio të investimeve të larmishme, e cila zakonisht është më e sigurtë se sa të investuarit në vetëm një lloj të aksioneve ose të fletëobligacioneve.

Sa është numri i fondeve të përbashkëta investive në SHBA?

Në janar të vitit 1980 ishin gjithësej 446 fonde të akcioneve dhe të fletëobligacioneve. Në janar të vitit 1990  numri i tyre u rrit në 1951. Kurse me 31 dhjetor të vitit 1999 numri i fondeve të përbashkëta investive të aksioneve dhe të fletëobligacioneve arriti në 10.931 sish.

Shumica e fondeve (63%) investojnë kryesisht në aksione, pjesa tjetër e mbetur investojnë në fletëobligacionet e korporatave si dhe në fletëobligacionet qeveritare ose komunale. Nga numri i përgjithshëm i fondeve të përbashkëta investive prej 10.931 sosh, 9.269 prej tyre ose           (85%) janë të regjistruar pas vitit 1990. Pra dekada e fundit është e shënuar si dekadë ë rritjes eksplozive të fondeve të përbashkëta investive. Deri në dhjetorë të vitit 1999, reth 4,3 miliard $ kanë qenë të investuar në fondet e përbashkëta investive të aksioneve dhe të fletëobligacioneve. Kjo shumë nuk e përfshin edhe pjesën prej 1,6 miliard $ të angazhuar në tregjet e parave të fondeve të përbashkëta investive, shumë kjo e evidentuar në fund të vitit 1999. Së këndejmi, pasuria totale e fondeve të përbashklëta investive ka qenë reth 6 miliard $ në fillim të vitit 2000.

A janë të gjitha fondet e përbashkëta investive të njejta?

Jo. Fondet e përbashkëta investive ndryshojnë varësisht nga shkalla e riskut investiv, llojit të letrave me vlerë të cilat i posedon fondi, (psh.aksionet, fletëobligacionet, pasuria reale, metalet e çmueshme), shpenzimeve dhe komisioneve si dhe stilit të menaxhmentit.

A janë fondet e përbashkëta investive një mundësi e re e të investuarit?

Jo. Koncepti themelor i fondeve të përbashkëta investive ka filluar në shekullin e XVIII në Britaninë e madhe. Fondi i parë i përbashkët investiv në SHBA është formuar në boston në vitin 1924.

Kush mund të investojë në fondet e përbashkëta investive?

Çdokush dhe secili – që nga mosha një vjeçare, mandej studentët e kolegjeve të ndryshme universitare, profesorët si dhe të punësuarit e korporatave të mëdha e deri te ju!

Sa para kërkohen për të investuar (për të blerë aksione) në fondet e përbashkëta investive?

Fondet e përbashkëta investive kërkojnë një investim fillestar, zakonisht në mesë të 250$ e deri te 2500$. Investimet vijuese mund të jenë pothuajse në të gjitha rastet edhe më të vogla. Shumë fonde heqin dorë nga kërkesat fillestare të investimeve për investitorët të cilët i angazhojnë mjetet e tyre në ndonjë plan automatik të investimeve. Një PAI përmbanë autorizimin e qytetarit të dhënë një kompanie të fondeve të përbashkëta investive që në mënyrë automatike ti tërheq paratë nga llogaria e tij e kursimeve bankare dhe ti blej me to aksionet e ndonjë fondi të përbashkët investiv. Një investim prej 50$ në muaj është si kërkesë minimale e PAI-të.

A kërkohet investimi në intervale të rregullta me qëllim që të mbahet një llogari në fondet e përbashkëta investive?

Jo. Nëse ndonjë llogari nuk është e hapur lidhur me PAI-në përkatës, atëherë shumica e fondeve të përbashkëta investive lejojnë një fleksibilitet të plotë lidhur me shumat e investuara si dhe periudhat në të cilat kryhen këto investime dhe tërheqjet e mjeteve nga këto fonde. (rregullat për tërheqjen e mjeteve nga llogaritë e hapura lidhur me kursimet për pensionim ndryshojnë nga llogaritë e kursimit jopensional). Të investuarit e rregullt inkurajohet nga shumë këshilltar financiar.

Kur munden paratë të tërhiqen nga fondet e përbashkëta investive?

Paratë mund të tërhiqen nga fondet e përbashkëta investive në çdo kohë, përpos nëse fondi ka përcaktuar një llogari të pensioneve me tatime të prollonguara. Paratë e deponuara dhe tërheqja e tyre nga llogaritë me tatimet e prollonguara varen nga dispozita të ndryshme. Ju sugjeroj që para se të përcaktoheni për hapjen e ndonjë llogarie për pensione, ta vizitoni ndonjë zyre të këshilltarëve financiar. Nëse ju jeni të angazhuar në biznesin e juaj, atëherë, mbase mund ta konsulltoni edhe ndonjë planer financiar të çertifikuar.

Pas të investuarit në fondin e përbashkët investiv si duhet të veproj qytetari me qëllim të tërheqjes së disa ose të tëra parave nga fondi i caktuar?

Me qëllim të tërheqjes së parave nga një llogari e fondit të përbashkët investiv një investitorë duhet vetëm ta kontaktoj kompaninë e caktuar të fondit të përbashkët investiv dhe të kërkoj prej tyre që të ju shet një pjesë ose të gjitha aksionet. Kompania e caktuar e fondit të përbashkët investiv i blen rishtas aksionet nga investitori (kështu që investitori i kthen aksionet në kompaninë e caktuar të fondit të përbashkët investiv) sipas vlerës së tregut në ditën e kompenzimit dhe fondi përkatës ia përcjell sasinë e parave të caktuara në llogarinë bankare të investitorit në cilin do qoftë vend.

Sa është lartësia e komisioneve (ose taksave të shitjes) me të cilat ngarkohet shitja e aksioneve të një fondi të caktuar të përbashkët investiv?

Komisionet shtrihen nga 0 e deri te 8,5%. Fondet të cilat nuk aplikojnë komisione të shitjes quhen fonde pa ngarkesa. Viteve të fundit, shumë fonde të përbashkëta investive i kanë ulur ose i kanë hequr fare ngarkesat hyrëse dhe dalëse dhe i kanë vënë ato vetëm në ngarkesat dalëse. Ngarkesat dalëse ose (ngarkesat e prollonguara) janë komisione të cilat paguhen nga investitori i caktuar me rastin e tërheqjes së parave nga ndonjë llogari e fondit të përbashkët investiv. Disa fonde të përbashkëta investive të cilat i kanë përqindjet e vogla të komisioneve hyrëse (3% ose më pakë) zakonisht quhen fonde me ngarkesa të ulëta. Fondet të cilat nuk aplikojnë komisione të çfardo lloji quhen “fonde të pastërta dhe pa ngarkesa”.

A ekzistojnë edhe shpenzime të tjera të cilat e shoqërojnë procesin e të investuarit në fondet e përbashkëta investive?

Po. Të gjtha fondet e aplikojnë një tarifë të caktuar të përqindjes për menaxhim vjetor, të cilat quhen norma të shpenzimeve vjetore. Tarifat mesatare vjetore të menaxhimit për fondet e përbashkëta investive të aksioneve janë reth 1%, ose 1,00$ për 100,00$ të investuar. Fondet e fletëobligacioneve zakonisht kanë tarifa pakë më të ulëta vjetore të menaxhimit. Për shembull, Vanguard Group është një kompani e fondit të përbashkët investiv e cila është e mirënjohur për dy gjëra: norma të ulëta të shpenzimeve dhe një numër të madh të fondeve të indekseve të cilat mund të zgjedhen nga kjo kompani. Fondet e indekseve janë fonde të përbashkëta investive të përcaktuara për të imituar njërin nga shumë indekset e tregjeve të ndryshme të aksioneve. Shembulli i indeksit më të popullarizuar të fondeve të përbashkëta investive është indeksi i Standard & Poor 500. Fondet e indekseve zakonisht kanë norma shumë të ulëta të shpenzimeve vjetore.

Prizren, 28.05.2007

NJOLLAT E SISTEMIT BANKAR TË KOSOVËS
NJOLLAT E SISTEMIT BANKAR TË KOSOVËS

ose

kur elementet e kategorive kontraktuese zëvendësohen me

elemente të ndërhyrjeve të paskrupullta arbitrare

Botëkuptimi për bankën

Ekziston vetëm një pronar. Dhe ai është klienti, i cili mund ta djeg secilin në kompani, duke filluar nga kryetari e deri në fund. Në mënyrën më të thjeshtë, duke i harxhuar paratë e tij dikund tjetër.

-Sam Walton – themelues i shitoreve të Wal-Martit –

Veprimtaria bankiere si aktivitet me interes të veçantë për njeriun dhe afarizmin e tij ka zgjuar interesim të veçantë të studiuesve të ndryshëm të rrjedhave të jetës, me qëllim që kjo hallkë e rëndësishme e reproduksionit  shoqëror të përcaktohet sa më drejt dhe normat e saja të veprimit të shtrihen edhe në poret e tjera të aktivitetit shoqëror.

Kështu në Amerikën Kalviniste ku shumë gjëra kanë qenë të imagjinuara si të parapërcaktuara, bankierët kanë gëzuar një autonomi të pashoqe. Vendimet e tyre me të madhe kanë ndikuar në mënyrën e jetës së të tjerëve. Secili “biznesmen” ka nevojë për para; banka posedon para; bankieri e bën alokimin e këtyre parave te hua kërkuesit e nevojshëm duke menduar se “Ne vendosim për atë se kush do të jetojë dhe kush do të vdes”, thoshte John Bunting shef i ekzekutivit të administratës (CEO) dhe njëri ndër ekonomistët e shquar dhe të pakët të Filadefisë i cili ndodhej në kreun e një banke të madhe.

Ndryshimet pasuese

Fatbardhësisht këto kohëra perënduan. Veprimet e lira të ligjeve të tregut e vunë edhe Bankën si institucion financiar në vijën e parë të frontit për dëshmimin e vlerave të larta të produkteve të ofruara. Bile, specifikat e veprimtarisë së saj (si institucion i cili punon me paratë e huaja) e vejnë para një përgjegjësie të madhe dhe riskut të madh. “Detyra e bankierëve është që të jenë të besueshëm, e jo të këndshëm”. Dhe më pastaj…” Aventura është jeta e biznesit”, shkruante Walter Bagehot, redaktor i parë i revistës “The Economist”,…” por kujdes unë gjithmonë kam thënë se ndjesia e drojës  është jeta e veprimtarisë bankiere”, vazhdoi ai. Kështu  Solomon Smith  nga banka veriore e Çikagos e mbante ombrellën për çdo ditë të punës, qoftë ajo me shi apo me diell. Zonjat hijerëndë  nga Liqeni malor e shihnin Sol Smithin duke shkuar në stacionin urban të trenit me ombrellë në dorë gjatë ditëve me diell, por një dijetar tjetër i quajtur George Moore na përkujton se ato konstatonin: “kjo është një bankë e mirë dhe e sigurt”.

Sistemi bankar i Kosovës së pasluftës

Paraqitja e bankave të para komerciale në periudhën e pas luftës e gëzoi pa masë popullin e Kosovës. U krijua bindja se Aorta e sistemit ekonomik të Kosovës më në fund do të funksionoj, dhe ky trup gati i vyshkur më në fund do të furnizohet me gjak të freskët dhe do të përjetoj ringjalljen e tij. Natyrisht tendencat gllabëruese tinëzake të themelueseve  të këtyre bankave nuk vëreheshin gjithaq.

Ndryshimet e mëdha të cilat i pësoi sistemi administrativo-ekonomik i Kosovës nën mbikëqyrjen e bashkësisë ndërkombëtare (ndalja e donacioneve financiare të huaja, mosekzistimi i listës së veprimtarive ekonomike me prioritet për zhvillimin e vendit si dhe masat stimulative sistemore të politikave të shtetit për përkrahjen e tyre, zhvillimi i ngadalshëm i procesit të privatizimit, mos rumbullakësimi adekuat i sistemit fiskal, mos definimi i politikës stabile të tregtisë së jashtme, mungesa e politikës stimuluese proteksioniste doganore, mos instalimi i sistemit adekuat arsimor për rikualifikimin profesional të fuqisë ekzistuese punëtore etj) nuk u shoqëruan me ndryshimet përkatëse të domosdoshme në sistemin bankar. Bankierët e Kosovës të verbëruar prej mundësisë së imagjinuar të pasurimit të shpejtë dhe të madh të tyre të  udhëhequr nga stafi drejtues i bankës së parë komerciale të atëhershme të quajtur “Micro Enterprise Bank” krijuan bindjen se për realizimin e profitit të projektuar nuk duhet zgjedhur mjetet, qofshin ato edhe më të papranuarat, sado të vrazhda dhe kontra produktive që mund të jen për bartësit e biznesit në përgjithësi dhe të popullatës së Kosovës në veçanti.

Domosdoshmëria e të kuptuarit të ndryshimeve

Fakti se ndryshimet janë i vetmi realitet absolut i jetës nuk u përfill aspak. Pasojat e një qëndrimi të tillë të egër të diktuar nga qendrat e caktuara të oligarkisë financiare po shprehen në rritjen e vazhdueshme të varfërisë në Kosovë, në rritjen e papunësisë, në ngushtimin e hapësirës për ardhjen e kapitalit financiar të jashtëm në formë të investimeve si dhe në keqësimin e vazhdueshëm të strukturës adekuate të kapitalit si të bankave ashtu edhe të ndërmarrjeve private të vogla dhe të mesme.

Testi për aftësitë e punëtorëve të biznesit qëndron në atë se me çfarë shpejtësie i përgjigjen ata ndryshimeve vijuese. Dhe nëse testi tregon se ndjeshmëria e tyre për ndryshime nuk është e mjaftueshme, kjo dëshmon rrugën e vetëvrasjes të cilën janë duke e ndjekur.

Edward Brennan shef i ekzekutivit të administratës (CEO) –

Me qëllim të lehtësimit të procesit të adaptabilitetit të sistemit bankar ndaj ndryshimeve të disfavorshme të cilat ndodhën në sistemin administrativo-ekonomik të Kosovës u paraqit nevoja e arsimimit plotësues profesional të kuadrit të ri të bankave komerciale të Kosovës me qellim të njohjes me metodologjitë bashkëkohore të vlerësimit të synimeve projektuese të bartësve të biznesit si dhe me metodologjitë e përmbajtjes së kritereve të sigurisë së investimeve.

Veprimet aktuale joproduktive

Në mungesë të tyre filloi gjithnjë e më tepër të instalohet  një sistem represiv i bazuar kryesisht në informatat e qendrës unike informative të BPK-së për shfrytëzuesit e kredive me qëllim të trajtimit të kërkesave të aplikuesve të rinj dhe aplikimi i dispozitave të ca rregulloreve të brendshme të bankave të cilat në vend të ngritjes së disiplinës financiare në vetë institucionet e sistemit financiar të Kosovës u shprehën në relativizmin e dispozitave rigoroze kontraktuese të harmonizuara me vullnetin e lirë të menaxhmentit të bankës dhe të kredi kërkuesit si dhe me instalimin e një sistemi absurd “stimulativ” në banka i cili e frenon ambiciozitetin kreativ të punëtorëve të rinj të këtyre institucioneve  dhe i përkufizon mundësitë e avanësimit të vazhdueshëm profesional të tyre.

Ishte koha të kuptohej se afarizmi bankier si çdo biznes tjetër i ka ngritjet dhe rëniet e tij të cilat varen nga ambienti i përgjithshëm ekonomik në të cilin vepron subjekti përkatës. Këto rënie do të tejkaloheshin aq më shpejtë sa më shpejtë të bëhej imunizimi fleksibël i stafit menaxhues (lidershipit) të bankave, dhe sa më shumë profesionalisht të ngritët stafi i ri i bankave. Pra edhe veprimtaria bankiere është një veprimtari e biznesit e cila e ka ciklin e vet jetësor dhe nuk mund të jet përherë njëlloj profitabil.

Gjeneza e vështërsive të sistemit ekonomik aktual në përgjithësi dhe të atij bankar në veçanti

Vështërsitë aktuale të afarizmit vijues bankier janë pasojë e të ashtuquajturit “risk i strukturës kohore” (term-structure risk) e cila ka ardhur si pasojë e keqësimit të gjendjes së përgjithshme financiare të subjekteve të bankës nën ndikimin e ndryshimeve marramendëse të faktorëve  makro ekonomik të zhvillimit të Kosovës, (ndër të cilët disa u përmendën) dhe të recesionit të pa parë monetarë të shkaktuar nga menaxhimi i gabueshëm financiar i administratës ndërkombëtare (UNMIK), MEF-it dhe pjesërisht i politikës jo të qëlluar mbikëqyrëse të BPK-së. Prandaj lidershipi i bankave duhet sa më shpejtë ti ç’fuqizoj dispozitat e rregulloreve të brendshme të cilat i stimulojnë veprimet arbitrare dhe të paskrupullta të stafit të vet të menaxhimit të huave të lejuara bankare, sikurse që janë: thirrja me telefon e klientit në shenjë të “paralajmërimit” për skadimin e detyrimit të tij ndaj bankës, kërcënimet e formave të ndryshme administrative dhe financiare e etj., dhe në vend të tyre të përpiqen për të instaluar kritere për stimulimin e angazhimit të stafit administrativ të bankës në zgjidhjen e problemeve të shumta me të cilat aktualisht përballen klientët e tyre.

Jehona dhe pasojat e vazhdimit të politikës së gabuar menaxhuese

Ndërtimi i shtetit të së drejtës shpresojmë se është dhe mbetet, synimi themelor i secilës administratë të shtetit modern. Ndërtimi i tij fillon me përforcimin e obligacionit si celulë themelore e raporteve të vetëdijshme civilizuese. Zbatimi i dispozitave të kontratave të lidhura duhet të jetë preokupim themelor i secilit subjekt juridik dhe fizik. E jo ndërhyrjet ç’orientuese, shqetësuese dhe destimuluese në raportet kontraktuese tashmë të përcaktuara në mesë të palëve, dhe atë me arsyetim të mosfunksionimit të sistemit të drejtësisë së Kosovës.

Në të kundërtën bankat e Kosovës të cilat shërbehen me metoda të tilla nuk mund ta parandalojnë mesazhin i cili tingëllon përafërsisht kështu: “ Ne nuk kemi metoda të vlerësimit të aftësisë biznisore të klientit tonë. Nuk i besojmë atij, madje as sistemit Juridik të Kosovës. Nuk e kemi themeluar këtë institucion që të ju ndihmojmë klientëve tonë, bile interesat e tyre as që na interesojnë. Ne jemi këtu për ti pasuruar themeluesit tonë ( Aksionarët), dhe ti shëndrojm ata në qendra të forta të vendosjeve të oligarkëve financiar, qoftë edhe me çmimin e varfërimit të plotë të klientëve tonë.”  Dhe detyrimisht si motiv i dyshimtë i menaxhmentit të bankës, te klienti projektohet thënia e njohur dhe fatbardhësisht e hedhur e Nikita Khrushcheo-it e cituar në gazetën Observer të Londrës me 28 Maj të vitit 1961 e cila iu drejtohet punëtorëve të biznesit dhe thotë:” Kur Ju i rrjepni klientët e juaj, duhet të ju leni ca copa të lëkurës në trupin e tyre, me qëllim që nga ato të rritet rishtas lëkura të cilën sërish do ta rrjepni”. Ose krijimi i përshtypjes për ambientin afarist të Kosovës të ilustruar me një thënie të vjetër Amerikane e cila thoshte: “ Më lehtë është të bëheni bankier se sa berber sepse për të parën kërkohet vetëm të keni para kurse për të dytën të keni zeje dhe licencë”.

Do të ishte ky një sinjal negativisht reflektues i cili do ti paralajmëronte klientët e bankës se durimi i papërmbajtur i stafit të bankës buron nga  kriza e thellë e keqmenaxhimit të financave të këtij institucioni, kurse reklamat e saja publike në mediume të ndryshme shërbejnë si mjete manipuluese për joshje eksituese me qëllim të ushtrimit të sadizmit administrativ.

Dhe mos të harojm se njerëzit e rëndomtë të Kosovës e urrejnë idenë për të pasur borxh. Prandaj kur e humbin besimin në bankë, dhe vijnë në dyert e saj për ti tërhequr parat e tyre të depozituara ky është fillimi i rrënimit të bankës , dhe paralajmërim i etheve infektuese të krizës e cila mund të tejkalohet vetëm me derdhjen e kapitalit financiar të freskët.

Masat parandaluese për mos keqësimin e mëtejmë të situatës

Referentët profesional të kreditimit duhet ta kuptojnë definitivisht se banka e tyre është partnere e huamarrësit dhe se referenti kreditor është i suksesshëm nëse klienti i tij shënon sukses. Prandaj larg prej veprimeve arbitrare administrative, dhe sa më shumë biseda të afërta me klientët me kusht që problemet e shumta të tyre bashkërisht të zgjidhen. Ky do të ishte mesazhi themelor i këtij artikulli, sepse përfitimi i një klienti bankës i kushton pesë herë më shumë se ruajtja e tij. Një thënie e vjetër popullore angleze thotë: “Me rastin e martesës së vajzës keni kujdes që mos ta humbni një vajzë por ta fitoni një djalë”.

I  tërë ky artikull ka për qëllim goditjen e një dukurie të shëmtuar të personelit të bankave komerciale në raport me klientët e tyre e sidomos të sjelljes së tyre ndaj shfrytëzuesve të kredive. Por mos të krijojmë iluzione se me korrigjimin e vetëm kësaj dobësie mund të stabilizohet sistemi financiar i Kosovës. Në këtë drejtim ndryshimet e domosdoshme Juridike janë të pa shmangshme. Ato duhet ti përfshijnë të gjitha sferat e sistemit shoqërorë, duke filluar nga Ministria e financave, Administrata tatimore e sidomos BPK-ja . Natyrisht ristrukturimi normativ i veprimeve të normave juridike të brendshme të vetë bankave komerciale do të ishte i domosdoshëm. Artikullshkruesi është duke punuar në një analizë të tillë të sistemit të gjithëmbarshëm financiar të Kosovës, dhe së shpejti ai këto do ti publikoj si formë modeste e kontributit të tij për avancimin e ambientit të përgjithshëm normativ të Kosovës.

(Artikullshkruesi ka qenë punëtorë shumëvjeçarë i sistemit të bankave të Kosovës dhe i disa kompanive te sigurimeve të Kosovës. Aktualisht është bashkëpunëtor i organizatës Austriake E&S dhe gjatë kohës së lirë merret  me analiza makro dhe mikro ekonomike ).

SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK AKTUAL NË KOSOVË
SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK AKTUAL NË KOSOVË

PËRCAKTIMI I VEPRIMTARIVE PRIORITARE EKONOMIKE SI PARAKUSHT I HARTIMIT TË KONCEPTIT STABIL TË REFORMËS  IMEDIATE EKONOMIKE PËR DALJE NGA RECESIONI DOMINUES EKONOMIK

“Puna e stabilizimit ekonomik kërkon ruajtjen  e sistemit ekonomik nga shmang-ja e madhe mbi ose nën rrugën e punësimit të përhershëm të lartë. Njëra rrugë shtrihet mbi një inflacion të kontrolluar dhe tjetra shtrihet mbi një recesion të matur. Një politikë  fleksibile dhe vigjilente fiskale si dhe monetare do të na lejonte neve ta mbajmë një kurs të mesëm të ngushtë.

Presidenti John F. Kennedy  (1962)”

Recesioni aktual ekonomik të cilin aktualisht po e përjeton Kosova është i shkaktuar prej një numri të madh të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm. Kjo situatë na imponon në komunikim më së shpeshti fjalën problem. Si rrjedhojë  na parashtrohet detyra e formimit të ekspertëve të aftësuar për  zgjidhjen e problemeve akute të sferës ekonomike të këtij momenti nëpër të cilin aktualisht po kalon Kosova.

Nuk do mend se apelimi vetëm në proceset integruese më të gjëra regjionale, e tërheq vëmendjen e ekspertëve  të lëmesë profesionale ekonomike të Kosovës nga problemet specifike të këtij regjioni në fushën e përcaktimeve të platformave gjithëpërfshirëse ekonomike kompatabile me ato të etniteteve shtetërore të regjioneve në të cilat Kosova pretendon të integrohet.

Kjo qasje shumëdimensionale vetëm sa e zgjeron listën e problemeve të shumëfishta  me të cilat po ballafaqohet Kosova. Një qasje e tillë nuk e mundëson gjetjen e strategjive efektive të zhvillimit të shpejtë ekonomik me qëllim të shfrytëzimit sa më racional të resurseve të shumta ekonomike të cilat i posedon Kosova dhe të energjisë së madhe pozitive  të cilën e mban popullata e re e saj e aftë për punë.

Qasja e tillë në anën tjetër mundëson ndërhyrjen e qarqeve të caktuara jo dashamirëse të vendosjes, si dhe të oligarkisë financiare të re të Kosovës, për kinse ofrimin e zgjidhjeve për dalje nga kriza aktuale, me qëllim djallëzor  të  forcimit të mëtutjeshëm të këtyre  qendrave të cilat për synim të vetin e kanë ushtrimin obstruktiv plotësues në strukturat udhëheqëse qeveritare të shtetit dhe të orientimit të politikës zhvillimore të Kosovës në drejtim të shfrytëzimit më të egër dhe të pakontrolluar të resurseve të saj.

Prandaj zgjidhjen e problemeve duhet ta nënkuptojmë si një ” transformim të rrethanave dominuese jo të favorshme në rrethana të tjera më të volitshme”. Një pozicionim i tillë na parashtron si detyrë parësore përcaktimin e veprimtarive parësore ekonomike të cilat do të absorbonin numrin më të madh të fuqisë së lirë punëtore si dhe do të mundësonin shfrytëzimin sa më efektiv të resurseve të bollshme natyrore të cila i posedon Kosova, me kusht që të krijohet një koncept zhvillimorë me përparësi të mëdha krahasuese ndaj shteteve të regjionit dhe ndaj shteteve të integrimeve më të gjëra ekonomike evropiane dhe tejoqeanike.

Natyrisht se një përcaktim i tillë do të ishte i vështirësuar pa posedim të mjaftueshëm të kompetencave legjislative shtetërore e sidomos pa posedim të mirëfilltë të sovranitetit shtetëror.

Pavarësisht nga  konstatimi i paragrafit të mësipërm, besoj se dizajnimi i një modeli ekonomik të favorshëm për dalje nga kriza ekonomike aktuale e Kosovës,  do ti lironte nga përgjegjësia ekspertët e lëmesë ekonomike të kësaj treve në njërën anë, dhe do të krijonte obligim plotësues për shqyrtimin e zgjidhjeve të propozuara, para ekspertëve ndërkombëtar të pranishëm në Kosovë me qëllim të përkrahjes së zhvillimit dhe pavarësimit të saj.

Prioritetet eventuale të definuara të zhvillimit, natyrisht, kërkojnë fuqizimin e tyre nëpërmjet të përkrahjes me politikën fiskale, doganore, financiare dhe administrative të shtetit. Këto prioritete do të formonin një koncept më të kjartë të sistemit ekonomik shtetëror, dhe do të lehtësonin alokimin e resurseve të tij  si dhe do të përqendronin vëmendjen e investitorëve të vendit dhe të atyre të jashtëm në ato sfera ekonomike ku më së shumti do të bonifikohej kapitali i tyre.

Një konceptim i tillë i ekonomisë Kosovare natyrisht nuk nënkupton krijimin e sistemit ekonomik autarkik, por publikimin, përkatësisht shpalosjen e zgjidhjeve më të mira ekonomike nëpërmjet të modeleve demokratike të tregjeve të hapura  dhe promovimin ndërkombëtarë të pasurive të përmendura të saj.

Shpresoj se përpjekja e tillë e ekspertëve të vendit do të përshpejtonte edhe procesin e privatizimit, si dhe vlerësimin më të mirë sidomos të atyre ndërmarrjeve ekonomike të cilat do të gjendeshin në kuadër të veprimtarive të proklamuara prioritare të shtetit.

Një temë kaq e gjerë do të nënkuptonte hartimin e një studimi gjithëpërfshirës të gjitha sferave të përmendura të sistemit ekonomik të Kosovës, gjë e cila i tejkalon mundësit operative të artikullshkruesit dhe kërkon një punë më afatgjatë ekipore të specialistëve të sferave përkatëse të ekonomisë.

Shpresoj se me këtë vështrim është përmbush objektivi i këtij artikulli e ky është paraqitja e një këndvështrimi për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara në sferën e ekonomisë. Në këtë drejtim   mendoj se ilustrim i mirë do të ishte thënia e ekonomistit të shquar amerikan E. J. Hobsbawm  “ Revolucioni industrial nuk ka qenë episod me fillim dhe me mbarim… Ai edhe më tutje është në zhvillim”

Prizren, 10.05.2005.                                                                                                          Kryetari i shoqatës së ekonomistëve të Prizrenit

Muhamed Krasniqi

ROPOZIM: PËR FORMIMIN E NJË INSTITUCIONI TE RI FINANCIAR…
PROPOZIM: PËR FORMIMIN E NJË INSTITUCIONI TE RI FINANCIAR ME QËLLIM TË MOBILIZIMIT MAKSIMAL TË MJETEVE TË NDARA DHE TË LIRA MONETARE TË ENTITETEVE EKONOMIKE TË KOSOVËS

Iniciativa e Qeverise se Kosovës për themelimin e një banke te re-kreditore (dal nga rekomandimet e një analize për gjendjen ne Kosovë, pas ngjarjeve te 17 dhe 18 Marsit) meriton vëmendje dhe shqyrtim serioz profesional.

Qëndrimi i im është i bazuar ne postulatin e njohur shkencor, se efektet me te mëdha në një shoqëri mund te arrihen atëherë kur energjia mbarëkombëtare, në rastin tonë paraja si shprehje e kësaj energjie dhe e vlerave të saj, të qarkullojnë në mënyrë të pandërprerë dhe pa pengesa të mëdha, me qëllim te kryerjes se funksioneve të saj në mënyre sa me efikase.

Ne veçanti duhet studiuar solucionin, ku Qeveria do te ishte aksionari kryesor i ndonjërës prej bankave ekzistuese komerciale (nëpërmjet te blerjes se pakos dominuese të aksioneve te saj). Nëse këtë zgjidhje nuk e lejojnë dispozitat ekzistuese te Rregullores për licencimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e bankave dhe te ligjeve te tjera te aplikueshme ne Kosovë, atëherë shpresoj se përvoja Amerikane e ndërmjetësimit financiar të qeveris nëpërmjet te formimit te Agjencive qeveritare kredituese, është model shumë i mirë për mobilizimin e mjeteve të ndara monetare të fondeve dhe buxheteve te ndryshme te cilat aktualisht janë jashtë funksionit.

Besojmë se një zgjidhje e tille do të ishte jo vetëm shumë e qëlluar por edhe imperativ i momentit. Është praktike e te menduarit ekonomik që shtetet me politikë stimuluese kreditore ti mbështesin prioritetet e tyre te zhvillimit. Këtë rol bankat private nuk e luajnë,dhe ato nuk mund ta luajnë ngase nuk e konsiderojnë se është detyre e tyre me prioritet.

Bankat e tanishme që veprojnë në Kosovë, vendoret dhe jo-vendoret me politikën e tyre afariste, kanë treguar se janë ne shërbim te ngurte te interesave te aksionarëve te tyre dhe asgjë me tepër.

Ka mendime dhe atë nga individ me referenca te larta profesionale se: “ulja e kamatave do te ishte zgjidhje e drejtë shumë më tepër se sa formimi i bankave te reja. Problemi qëndron, si ti ulim kamatat e jo si ti krijojmë banka e  reja”.

E vlerësojmë se problemi duhet vështruar pak më ndryshe. Është evident fakti se me 31.12.2003, mjete të lira monetare ( qarkullimit financiar ne Kosovë) ishin rreth 768,7 milion euro. Duhet te behet çdo gjë qe ato te hyjnë ne funksion.

Formimi i ndonjë institucioni qeveritar financiar, duhet te kishte kompetenca për mobilizimin dhe menaxhimin e këtyre fondeve:

-Menaxhimin e gjithë suficitit apo të  një pjese te këtij suficiti të buxhetit te Kosovës; -Menaxhimin e buxheteve komunale, që për vitin 2004 janë planifikuar fonde prej 188,852,000 E.

-Depozitat në BPK si fondet nga ndërmarrjet publike (31,12,2004) 441.000.000 €;

-Trusti i pensioneve           45.000.000 €

-Fondet nga privatizimi     23.000.000 €

Të gjitha këto baza do të kapin shumën rreth 700. mil.€. Ky institucion financiar qeveritar do të vepronte në pesë (5) gjegjësisht shtatë (7) qendrat e Kosovës në kuadër te një infrastrukture te objekteve te bankave te Kosovës te cilat tani për tani nuk janë në shfrytëzim për ketë dedikim dhe të cilat jemi te bindur se i plotësojnë  ne tërësi kushtet për kryerjen e kësaj veprimtarie.

Është e natyrshme që të gjitha transaksionet, qofshin monetare apo financiare Qeveria qendrore dhe ato lokale do ti kryenin nëpërmes te këtij institucioni financiar. ( pagat buxhetore, pensionet, ndihmat sociale dhe shërbimet e tjera). Kurse me vonë, me formimin e tregut te letrave me vlere, ky institucion financiar qeveritar do të emitonte edhe letra te ndryshme me vlere, siç bëjnë edhe agjencitë e përmendura në Amerikë, dhe mjetet e fituara nga këto shitje te letrave me vlere do te përdoreshin për mbështetjen e veprimtarive ekonomike me prioritet të veçantë për shtetin.

Me qellim te dëshmimit te përcaktimit të tij progresiv, modern dhe efikas financiar, ai për aspirata të veta me të larta afariste duhet te zgjedh : profesionalizmin, saktësinë, moralin e lartë afarist, korrektësinë dhe bontonin e biznesit te suksesshëm si mekanizma rezistues për përballimin më të lehte, të sfidave eventuale të ndikimeve politike.

Me ketë do te eliminohej një praktikë e zymtë e një konkurrence tepër jo lojale dhe primitive e përfitimit me çdo kusht te menaxhimit te buxheteve komunale, dhe do të i kthehej popullatës një shërbim dinjitoz (pagat, pensionet, ndihmat sociale) në objekte adekuate e jo te presin ne shi e borë para bankave të tanishme të cilat nuk disponojnë as kushtet elementare të hapësirës për akomodim dhe punë.

Resurset humane (kuadrot) për punën e këtij institucioni do te siguroheshin lehte dhe atë nga numri i madh i eksperteve te cilët Kosova i posedon. Mjafton që ata të menaxhohen dhe të stimulohen drejte me qellim te kryerjes sa me të suksesshme te detyrave te besuara.

Me fondet qe do ti menaxhonte ky Institucion financiar, do të ishte padyshim Institucioni me i rëndësishëm zhvillimor i Kosovës. Ndaj mendimin se kundër formimit te këtij Institucioni financiar do te ishin vetëm ata, te cilëve praktika e gjertanishme e afarizmit bankier te bankave ekzistuese iu ka sjell interesa të llojllojshme të  përfitimeve, para se gjithash private.

Për ilustrim të themi se depozitat e katër (4) bankave vendore me 31.12.2003. ishin rreth 121.000.000 ose vetëm 17% te aseteve te mundshme të institucionit të  propozuar financiar, ose depozitat e bankave jo vendore qe ishin rreth 392.000.000 € apo 56% te fondeve te parapara për mobilizim brenda këtij institucioni qeveritar e që gjithsejtë do të bënin 73%. te mjeteve monetare aktualisht te pa shfrytëzuara për kryerjen e funksionit qarkullues te pandërprerë.

Me garancitë qe do ti kishte ofruar Qeveria, roli dhe efektet e funksionimit të Institucionit financiar te propozuar do te ishin te mëdha, sidomos në këto aspekte:

-Mobilizimin e kapitalit në vend,

- Zvogëlimin e derdhjes se tij jashtë vendit me kushte shumë te pavolitshme, -Rënien   rapide te normave të kamatave,

-Rritjen e likuiditetit në ekonomi dhe banka,

-Krijimin e kushteve te volitshme për kreditimin e bizneseve profitabile pavarësisht nga madhësia e tyre.

Do të fillonin të krijoheshin kushtet për zhvillimin e hovshëm të prioriteteve zhvillimore të  Kosovës siç janë bujqësia, turizmi, zejtaria si dhe infrastruktura që është drejtpërdrejte e lidhur me prodhimtarinë materiale dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi, si dhe stimulimin e të gjitha prodhimeve vendore, eksportin e mallrave dhe shërbimeve etj.

Do të shihej nga kjo se Kosovës nuk i mungojnë asetet financiare, por i mungojnë organizimi dhe menaxhimi i mirë i tyre,

Ky institucion financiar do të mund ti eliminonte shumë dobësi dhe boshllëqe të akumuluara në këtë lëmi në Kosovë. Efektet pozitive të  tij shume shpejtë do të vëreheshin ne praktikë.

Me 15.05.2004                                                                                                                                    Për shoqatën e ekonomistëve të Prizrenit                                                                                                                                                                                    Muhamed Krasniqi

ROLI DHE RËNDËSIA E FUNKSIONIMIT TË BANKËS SE KOSOVËS ” BANKKOS”
ROLI DHE RËNDËSIA E FUNKSIONIMIT TË BANKËS SE KOSOVËS ” BANKKOS” – FILIALA NE PRIZREN PËR EKONOMIN E REGJIONIT TË KËSAJ DEGE TË BANKËS .

Gjendja e ekomonisë se pasluftës të regjionit të bankës dhe vlerësimi i gjendjes se sistemit finansiar të rënuar.

Kriza në ekonominë Kosovare të paraluftës ishte në fakt reflektim i krizës se sistemit të atëhershëm bankar, e cila manifestohej me huat jo performuese kamatë larta të cilat shkaktonin efekte negative zinxhiror. Ky vlerësim është i rëndësishëm për ndryshimin e kursit të aktivitetit të ardhshëm të bankës. Gjatë okupimit Serb të territorit të Kosovës, kjo ekonomi e dobët u shkatërrua në tërësi. Kështu qe pas çlirimit lindi nevoja për mobilizim te sërishëm të gjithë faktorëve krijues për re animimin e institucioneve të mëparshme kosovare me qëllim të sanimit të pasojave të okupimit me dekada dhe krijimit të kontratave të funksionimit të shtetit në rrethana të reja.

Në këtë drejtim qysh me 15 qershor të vitit 1999, me Vendimin e atëhershëm të Prefektit të Prefekturës se Prizrenit u formua komisioni koordinues për re vitalizmin e sistemit financiar të rrënuar të këtij regjioni.

Komisioni hartoi programin e punës se vet në qendër të cilit ishin këto detyra:

- analiza financiare e themeluesve potencial të bankës, në kushtet aktuale politike si parakusht i formimit të pasqyrës reale të potencialit të mundshëm bankar,

- analiza e faktorëve juridiko- formal dhe operativo financiar për funksionimin e bankës si faktor limitues për realizimin e aspiratave ekonomike të themeluesve,

- analiza e potencialit kadrovik në disponim, struktura optimale kualifikuese e tij si dhe pajisja e domosdoshme tekniko-teknologjike për rifillimin e bankës si dhe hartimi i metodologjisë bashkohore të teknikës afariste,

- analiza e mundësive të mobilizimit maksimal të mjeteve të lira të qytetarëve dhe shqyrtimi i rrethanave për kreditimin afatshkurtër të tyre konform nevojave selektive me interes për shtetin.

Në kuadër të pikës së parë është bërë analiza për gjendjen e kapaciteteve të themeluesve të bankës dhe vlerësimi i tërësive të domosdoshme teknologjike të cilat mund të vihen në veprim me mjete minimale financiare. Kjo punë është kryer në bashkëpunim me Departamentin për ekonomi dhe finansa të Këshillit Komunal të Prizrenit dhe i ka përfshirë të gjitha ndërmarrjet të cilat paraqiten si bartëse të zhvillimit të këtij regjioni, pavarësisht nga cilësia e pronës së tyre.

Faktorët juridiko formal të rëndësishëm për formimin e ambientit të veprimit të bankës ishin limitues dhe pa shansa të avancimit të dukshëm pozitiv te tyre. Këtu duhet përmend posaçërisht dy prej faktorëve themelorë limitues e këta janë:

-okupimi i objektit të bankës si gaf i patolerueshëm administrativo juridik i misionit të Kombeve të Bashkuara ( UNMIK) dhe

-mungesa e normave optimale juridiko-sistemore për funksionim të bankës.

Pas konstituimit të komisionit qendror koordinues në nivel të ish sistemit të bankës se Kosovës “Bankkos” – Prishtinë, puna e komisionit me pare të përmendur u fuzionua në aktivitetin e mëtejmë të përbashkët për rikthimin e funksionit të mbarë sistemit të bankës se Kosovës. Ky hap u ndërmorr me motiv të koncentrimit sa me të madh të kapitalit financiar, shfrytëzimit me racional të infrastrukturës se zhvilluar afariste të këtij sistemi të bankës si dhe angazhimit sa me efikas të kuadrit të nevojshëm profesional.

AKTIVITETET E DOMOSDOSHME TË PROJEKTUARA FINANSIARE PËR SANIMIN E SISTEMIT FINANSIAR DHE EKONOMIK NE PËRGJITHËSI

Kosova si vend në tranzicion, duhet që përveç politikës stabile makroekonomike, ti kushton kujdes edhe problemeve të ekonomisë reale. Kjo do të thotë se duhet të theksohet dhe të nxitet reforma ekonomike e cila vepron në drejtim të rritjes se efikasitetit dhe profitabilitetit të sektorit të ekonomisë. Kështu na tregojnë përvojat e një numri të vendeve evropiane të cilat e kaluan me me pak trauma këtë fazë të zhvillimit.

Puna ekipore e grupit organizativ për themelimin e bankës tregoi se kushtet optimale financiare për rritjen e akumulativitetit të sektorit të ekonomisë janë:

1. arritja e normës optimale të ekonomisë dhe investimeve,

2. zvogëlimi i rritjes së shpenzimeve të prodhimit,

3. ekspansioni  i fortë i importit.

Këto ishin synime prioritare të grupit organizativ të cilat shërbenin për projektimin e qëllimeve të aktivitetit të ardhshëm të bankës.

E tërë puna u kurorëzua me hartimin e elaboratit për themelimin e bankës së Kosovës ” Bankkos” SH.A. Prishtinë i cili u aprovua në tërësi nga autoriteti i bankave dhe pagesave të Kosovës me dhënien e licencës preliminare për punë të bankës. Në bazë të kërkesave të BPK-së të parashtruara në përmbajtjen e licencës preliminare, me datën 29.05.2000 u mbajt mbledhja e përgjithshme e aksionarëve e cila emëroi bordin drejtues të bankës si dhe miratoi politikën afariste për vitin 2000.

Në vazhdim do të bëjmë një vështrim më specifik për ndikimin e këtyre veprimeve të projektuara në funksionimin më efikas të sektorit të ekonomisë të regjionit të bankës së Kosovës “Bankkos” filialit në Prizren

Detyra e parë e projektuar është të pengohet ndikimi i problemeve dhe shprehive të trashëguara nga periudhat e mëparshme të zhvillimit ekonomik në krijimin e problemeve të reja. Do të evitohen projektet joadekuate të tranzicionit dhe udhëheqja e institucioneve nga njerëz profesionalisht jo të përgatitur dhe në mënyrë menaxherike jo të aftësuar. Gjithashtu do të punohet për zgjidhjen e çështjeve të kontrollit të rreziqeve afariste të ekonomisë së tregut në kushtet e reja institucionale dhe të përcaktimit për konkurrencën e lirë të prodhimeve, mallrave,fuqisë punëtore, ideve, projekteve, dhe shërbimeve.

Do të ndërmerren veprime të tilla bankare të cilët kanë për qëllim lejimin e mjeteve monetare me perfomansa të larta të huave të cilat në mënyrë automatike do to nxisin trende pozitive të zhvillimit ekonomik në mbarë zinxhirin e riprodhimit. Kjo do të ndikojë në nxitjen e likuiditetit të bankës, rritjen e aftësisë lëvizëse të potencialit të sajë si ndërmjetësuese e kapitalit si dhe në përmirësimin e bilancit të pagesave të vendit.

Me forcimin e vazhdueshëm të konkurrencës banka është e detyruar të kërkoj baza të reja të përparësive komparative ndaj konkurrencës. Kështu bordi drejtues I sajë ka an-dh në përfundim se shfrytëzuesve të shërbimeve duhet ofruar shërbime të reja të nevojshme çfarë janë:KARTELET KREDITUES, HUAT AUTOMATIKE BANKARE, PLANET E KURSIMIT TË FESTAVE ETJ.

Me qëllim të ruajtjes të aftësisë së lartë vepruese të bankës konform zgjidhjeve normative të parapara me Regulloren nr.1999/21 të UNMIK-ut për licencimin mbikëqyrjen dhe sistemimin e bankave, janë ndërmarrë masa për rritjen dhe thellimin e supervizionit të bankës. Për këtë qëllim në komisionet e bordit drejtues të bankës sikurse që janë : komisioni për revizion, për menaxhimin e riskut dhe për menaxhimin e aktivit dhe pasivit janë zgjedhë kuadrot më të mira profesionale me kualitete të verifikuara praktike. Synim i këtij potezi ishte mbrojtja e interesave të deponentëve si dhe të klientëve të tjerë të bankës.

Niveli i lartë aplikativ i këtyre projeksioneve të paraqitura në planin e biznesit të bankës vërehet edhe me këto qëndrime të formuara:

-është harmonizuar koncepti i bordit drejtues të bankës me konceptin e revizorëve të BPK-së, lidhur me përgatitjen e bilancit të bankës i cili do të mundësojë në çdo kohë vlerësimin e rreziqeve të aktivit të bankës, si dhe janë gjet mekanizma adekuate për kontrollimin e këtyre rreziqeve dhe sigurimin e mbulesave në formë të rezervave operative, në rast të paraqitjes së tyre, si dhe janë projektuar burimet reale të nivelit adekuat të kapitalit aksionar.

Nga sa u tha më lartë mbizotëron mendimi se aksionarët e bankës td cilët janë deklaruar për blerjen e aksioneve të bankës do ta vlerësojnë drejtë interesin e tyre për blerjen e këtyre aksioneve si forme më profitabile dhe më afirmative e plasimit të akumulimit të kapitalit, përkatësisht e mjeteve monetare momentalisht të lira .

Si mbulesë për Vendimin eventual të marrë për blerjen e aksioneve do të ju shërbej infrastruktura ndërtimore shumë e zhvilluar e objekteve afariste të kësaj banke në njërën anë dhe pajisja më bashkëkohore elektronike e cila do të montohet me qëllim të komunikimit më të shpejt dhe më civilizues me klientët e bankës dhe me institucionet e tjera financiare të vendit dhe të botës së jashtme.

Vend mentorë zënë edhe përpjekja e vazhdueshme e bordit drejtues të bankës për përcaktimin e marketingut të sajë si funksion koordinues, i cili duhet ti integroj të gjitha aktivitetet e bankës rreth synimit të përbashkët të shprehur me përmbushjen e nevojave të klientëve në tregun e shërbimeve bankare, krahas realizimit të fitimit dhe respektimit të interesave të shtetit.

Në rrethanat tona, faktorë i rëndësishëm i aktiviteteve dhe proceseve të orientuara kah tregu është rikthimi i kredibilitetit të bankës i humbur në kushtet socialiste të veprimit. Kjo do td ndikoj në krijimin e potencialit kreditor të freskët – para se gjithash në forma të depozitëve të ri të popullatës si dhe në fitimin e vijave kreditore të bankave të huaja. Është gjithashtu shumë me rëndësi që në afatin sa më të shkurtër, të bëhet zgjidhja e çështjes së mjeteve devizore td plaçkitura të kursimit të qytetarëve, nëpërmjet të prurjes së ndonjë Ligji adekuat me ofrim të opsioneve të shumta, dhe me pjesëmarrjen e shtetit në zgjidhjen e tyre.

Me qëllim të nxitjes më të fuqishme të derdhjes së mjeteve devizore të huaja, është e domosdoshme që banka të hyjë në investime të përbashkëta me bankat e forta të shteteve të zhvilluara ose me to të vejë marrëdhënie speciale financiare. Në këtë bazë do të rritet kredibiliteti i bankës i cili do të krijoj kushte për absorbimin e një pjese të mjeteve monetare të tezauruara ose të mjeteve monetare të bartura në botën e jashtme

Për profilizimin e një banke me aftësi rezistuese ndaj rreziqeve afariste td periudhës tranzitore të ekonomisë, duke u bazuar në marrëveshjet ndërkombëtare për rekapitalizimin e bankave, është arritur Ujdia e anëtarëve të bordit drejtues të bankës së Kosovës “Bankkos” SH.A. në Prishtinë që banka duhet të ketë një normë më të lartë të kapitalit se sa ajo e paraparë me Marrëveshjen e Bazelit e cila është e dizajnuar për bankat e ekonomisë të tregut të zhvilluar.

Qëllimi është që të përvetësohet tregu i kapitalit i cili më tutje mundëson plotësimin e nevojave më imediate të aksionarëve, komitentëve, dhe klientëve të tjerë për mjete financiare.

01.06.2000                                                                                                                                                    Drejtori i filialit të bankës së Kosovës

“BANKKOS “

Prizren

Muhamed Krasniqi