Muhamed Krasniqi. Faqja Personale

Just another WordPress site

ANALIZA E PROJEKTLIGJIT PËR KONTABILITET, RAPORTIM FINANCIAR DHE AUDITIM SI SHKAS PËR NDRIÇIMIN E ÇORODITJES LEKSIKOGRAFIKE SHQIPTARE DHE TË KOMUNIKIMIT TË PËRGJITHSHËM EKONOMIK

            Të kritikosh do të thotë të ja bësh me dije autorit se nuk është duke punuar ashtu si unë do të punoja po të kisha mundur.
(Shkrimtari Çek – Karel Çapek )

NDRYSHIMET SUBSTANCIALE TË SISTEMT SHOQËROR

Përderisa periudha e tranzicionit në shumë shtete të Evropës lindore dhe të mesme, si dhe në disa shtete të Amerikës latine si dhe të Afrikës Veriore filloi, me rënien e murit të Berlinit, në Kosovë kjo periudhë mori hov pas luftës së UÇK-së, d.m.th. pas Qershorit të vitit 1999. [More]

Popularity: 5% [?]

TRUSTI I PENSIONEVE
– DILEMAT DHE HUTITË -

Heshtja është nëna e të menduarit, të menduarit është nëna e kritikës, e kritika është në një mënyrë, njerka e pesimizmit.

 August Strinberg – Letrar, Natyralist, simbolist  Suhedez

Duke e shpreh vullnetin për rrënim të bindjeve, se trusti i pensioneve, paraqet një institucion financiar i cili është bastion qeveritar, dhe ndërkombëtarë, mora kurajën që ta shkruaj këtë analizë, me shpresë se nëse pohimet e mia qëndrojnë, atëherë ato do të shfrytëzohen, për korrigjimin e përcaktimeve menaxheriale të këtij institucioni, e nëse nuk qëndrojnë, atëherë do të shfrytëzohen gjithashtu, për ta vërtetuar qëndrimin se çdo përcaktim tjetër pos atij qeveritar dhe të Bordit të trustit në fjalë është i gabuar, dhe mbase tendencioz. [More]

Popularity: unranked [?]

ANALIZË: MUNDËSITË E RRITJES EKONOMIKE TË KOSOVËS

“Revolucioni Industrial nuk ishte një episod me fillimin dhe fundin e tij…,Ai edhe më tutje vazhdon.
E.J. Hobsbawm, Epoka e Revolucionit”

Teoritë e rritjes ekonomike

Të fillojmë me përkufizimin e rritjes ekonomike: Rritja ekonomike paraqet shtrirjet e potencialeve ekonomike të BPV (Bruto produktit vendor) ose ndryshe thënë të Prodhimit Kombëtar. Vështruar nga shumë kënde, rritja ekonomike ndodh atëherë kur
Prodhimi kombëtar – Kufijtë e mundësive të zhvendosen përpara.
Një nocion më për së afërmi i lidhur për rritjen ekonomike është rritja e normës së prodhimit per capita (për kokë banori). Kjo paraqet normën  me të cilën bëhet rritja e standardit jetësor të vendit. Vendet e ndryshme janë para së gjithash të lidhura me rritjen e prodhimit per capita sepse kjo shpie deri te rritja e mesatares së të ardhurave kombëtare.
Me qëllim të përqendrimit të vëmendjes në Kosovë, të shohim se cilat janë modelet afatgjate të rritjeve ekonomike në vendet me  të hyra më të larta Kombëtare? Tabela e më poshtme paraqet historinë e rritjes ekonomike qysh nga viti 1870 për 16 shtete me të ardhura të larta kombëtare duke i përfshirë edhe shtetet e Amerikës veriore dhe të Evropës perëndimore mandej Japoninë dhe Australinë. [More]

Popularity: 3% [?]

LLOJET MË TË BEGATA TË INVESTIMEVE

Artikujt në vazhdim do të trajtojnë procesin e të investuarit, të shkruar në veçanti për qytetarët e Kosovës të cilët dëshirojnë të jenë investitorë të begatë.
Investitorët e begatë përqëndrohen në vlerat afatgjatë dhe solucionet atraktive të investimeve, e jo në strategjitë afatshkurtëra dhe spekulative. Së këndejmi, artikujt në vazhdim nuk do ti shqyrtojnë shemat e aksioneve të tregut të letrave me vlerë për arritjen e shpejtë të pasurisë ose taktikat ditore të tregëtimit.
Vështruar, në një rrafsh më të gjerë, të investuarit e begatë mund të krahasohet me garën e vrapimit në maraton. Vrapi i shpejtë, në start të garës, ofron një moment të shkurtër të lavdisë, por megjithate gara i takon garuesve të cilët janë të gatshëm ta zbatojnë një plan të disiplinuar prej startit e deri në finish dhe të cilët e përballojnë garën deri në fund. Në këtë mënyrë, procesi i të investuarit i shpërblen ata të cilët i përballojnë përjetimet e ngritjeve dhe rënieve të vlerave në tregun e aksioneve. [More]

Popularity: 100% [?]

NJOLLAT E SISTEMIT BANKAR TË KOSOVËS

ose

 kur elementet e kategorive kontraktuese zëvendësohen me
elemente të ndërhyrjeve të paskrupullta arbitrare

Botëkuptimi për bankën

Ekziston vetëm një pronar. Dhe ai është klienti, i cili mund ta djeg secilin në kompani, duke filluar nga kryetari e deri në fund. Në mënyrën më të thjeshtë, duke i harxhuar paratë e tij dikund tjetër.
-Sam Walton – themelues i shitoreve të Wal-Martit –

Veprimtaria bankiere si aktivitet me interes të veçantë për njeriun dhe afarizmin e tij ka zgjuar interesim të veçantë të studiuesve të ndryshëm të rrjedhave të jetës, me qëllim që kjo hallkë e rëndësishme e reproduksionit  shoqëror të përcaktohet sa më drejt dhe normat e saja të veprimit të shtrihen edhe në poret e tjera të aktivitetit shoqëror.
Kështu në Amerikën Kalviniste ku shumë gjëra kanë qenë të imagjinuara si të parapërcaktuara, bankierët kanë gëzuar një autonomi të pashoqe. Vendimet e tyre me të madhe kanë ndikuar në mënyrën e jetës së të tjerëve. Secili “biznesmen” ka nevojë për para; banka posedon para; bankieri e bën alokimin e këtyre parave te hua kërkuesit e nevojshëm duke menduar se “Ne vendosim për atë se kush do të jetojë dhe kush do të vdes”, thoshte John Bunting shef i ekzekutivit të administratës (CEO) dhe njëri ndër ekonomistët e shquar dhe të pakët të Filadefisë i cili ndodhej në kreun e një banke të madhe.

[More]

Popularity: 5% [?]

SFIDAT E ZHVILLIMIT EKONOMIK AKTUAL NË KOSOVË

PËRCAKTIMI I VEPRIMTARIVE PRIORITARE EKONOMIKE SI PARAKUSHT I HARTIMIT TË KONCEPTIT STABIL TË REFORMËS  IMEDIATE EKONOMIKE PËR DALJE NGA RECESIONI DOMINUES EKONOMIK

“Puna e stabilizimit ekonomik kërkon ruajtjen  e sistemit ekonomik nga shmang-ja e madhe mbi ose nën rrugën e punësimit të përhershëm të lartë. Njëra rrugë shtrihet mbi një inflacion të kontrolluar dhe tjetra shtrihet mbi një recesion të matur. Një politikë  fleksibile dhe vigjilente fiskale si dhe monetare do të na lejonte neve ta mbajmë një kurs të mesëm të ngushtë.

 Presidenti John F. Kennedy  (1962)”

Recesioni aktual ekonomik të cilin aktualisht po e përjeton Kosova është i shkaktuar prej një numri të madh të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm. Kjo situatë na imponon në komunikim më së shpeshti fjalën problem. Si rrjedhojë  na parashtrohet detyra e formimit të ekspertëve të aftësuar për  zgjidhjen e problemeve akute të sferës ekonomike të këtij momenti nëpër të cilin aktualisht po kalon Kosova. [More]

Popularity: 5% [?]

PROPOZIM: PËR FORMIMIN E NJË INSTITUCIONI TE RI FINANCIAR ME QËLLIM TË MOBILIZIMIT MAKSIMAL TË MJETEVE TË NDARA DHE TË LIRA MONETARE TË ENTITETEVE EKONOMIKE TË KOSOVËS

Iniciativa e Qeverise se Kosovës për themelimin e një banke te re-kreditore (dal nga rekomandimet e një analize për gjendjen ne Kosovë, pas ngjarjeve te 17 dhe 18 Marsit) meriton vëmendje dhe shqyrtim serioz profesional.

Qëndrimi i im është i bazuar ne postulatin e njohur shkencor, se efektet me te mëdha në një shoqëri mund te arrihen atëherë kur energjia mbarëkombëtare, në rastin tonë paraja si shprehje e kësaj energjie dhe e vlerave të saj, të qarkullojnë në mënyrë të pandërprerë dhe pa pengesa të mëdha, me qëllim te kryerjes se funksioneve të saj në mënyre sa me efikase. [More]

Popularity: 9% [?]

ROLI DHE RËNDËSIA E FUNKSIONIMIT TË BANKËS SE KOSOVËS ” BANKKOS” – FILIALA NE PRIZREN PËR EKONOMIN E REGJIONIT TË KËSAJ DEGE TË BANKËS .

Gjendja e ekomonisë se pasluftës të regjionit të bankës dhe vlerësimi i gjendjes se sistemit finansiar të rënuar.

Kriza në ekonominë Kosovare të paraluftës ishte në fakt reflektim i krizës se sistemit të atëhershëm bankar, e cila manifestohej me huat jo performuese kamatë larta të cilat shkaktonin efekte negative zinxhiror. Ky vlerësim është i rëndësishëm për ndryshimin e kursit të aktivitetit të ardhshëm të bankës. Gjatë okupimit Serb të territorit të Kosovës, kjo ekonomi e dobët u shkatërrua në tërësi. Kështu qe pas çlirimit lindi nevoja për mobilizim te sërishëm të gjithë faktorëve krijues për re animimin e institucioneve të mëparshme kosovare me qëllim të sanimit të pasojave të okupimit me dekada dhe krijimit të kontratave të funksionimit të shtetit në rrethana të reja. [More]

Popularity: 7% [?]